Flash News

KRYESORE

Transferimi në Spanjë, Neymar rrezikon 6 vite burg

Transferimi në Spanjë, Neymar rrezikon 6 vite burg

Ylli i PSG-së, Neymar, rrezikon të dënohet deri në 6 vite për mashtrim gjatë procedurës së transferimit në vitin 2013 nga ekipi i Santosit tek Barcelona.

Në bazë të raportimeve të fundit nga Spanja, gjykata kombëtare vendosi në minutën e fundit që t'i referonte çëshjen Dhomës Penale para tre gjyqtarëve, që do të thotë se dënimet mund ti kalojnë 5 vite, pasi çështja konsiderohen serioze.

Transferimi i Neymar nga Brazili në Spanjë është hetuar nga autoritetet spanjolle që nga janari i vitit 2014. Gjithashtu presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu u akuzua për mashtrim tatimor dhe korrupsion për pjesën e tij në transferim.

Apeli i fundit i Bartomeut u refuzua vitin e kaluar dhe ai gjithashtu do të gjykohet për transferimin.

Barcelona fillimisht pretendoi se paguajti 17.1 milionë euro për kapitetin e Brazillit, por një ankesë e bërë nga një anëtar i klubit solli nisjen e hetimeve, ku u zbulua se klubi kishte rënë dakort ti paguante atij 40 milionë euro rrogë, që çoi në një zgjidhje jashtë gjykatës dhe dorëheqjen e ish-presidentit Sandro Rosell.

Bartomeu më vonë zbuloi se Barcelona kishte paguar në të vërtetë 86.2 milionë euro për Neymar-in.

Të fundit