Flash News

KRYESORE

Transferimi nga privati në shtet, 2 kushtet që duhet të plotësojnë patjetër studentët

Transferimi nga privati në shtet, 2 kushtet që duhet të

Për t’u transferuar nga privati në shtet dhe anasjellas,  studentët duhet të plotësojnë disa kushte, por një lajm i mirë për to është fakti se kanë të drejtë të riaplikojnë.

Për të kryer këtë procedurë, mjafton që të rinjtë nga cilido fakultet i vendit, të plotësojnë formularin e aplikimit për transferim, të kenë listën e lëndëve dhe të krediteve si dhe diplomën e shkollës së mesme.

Me zbatimin e ligjit të ri të Arsimit të Lartë, pedagogët thonë se këtë vit transferimi i studimeve është lehtësuar.

“Risia e këtij viti është që nëse në vitet e kaluara ka qenë një numër disi më i vogël dhe i përcaktuar qartë, këtë vit ky numër është në varësi të çregjistrimeve dhe të kapaciteteve të lira”, thotë për TCH Alban Korbi, zv.Dekan i Fakultetit të Ekonomisë.

Sipas tij, të drejtën për aplikim e kanë të gjithë, por për t’u shpallur fitues duhen plotësuar 2 kushte: mesatarja e shkollës së mesme dhe rezultatet e vitit të mëparshëm të studimit.

“Bëhet fjalë për maturantë që nuk arritën të regjistroheshin vjet dhe që kanë ndjekur studimet në një fakultet tjetër privat apo publik. Nuk ka një kufi për mesataren, pasi kjo varet nga kërkesat. Aktualisht, në ekonomik janë rreth 200-250 kuota për transferimet”, sqaron Korbi.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, transferimet duhet të përfundonin më 19 shtator.

 

Të fundit