Flash News

KRYESORE

Transferimi i Paulinhos tek Barça, i katërti më i shtrenjti në historinë e klubit

Bota e futbollit është ndeshur këtë vit me një rekord çmimesh në transfertat e lojtarëve, ku ka kryesuar kalimi i Neymar nga Barcelona tek PSG, për 222 milion euro.

Ndërkohë që edhe Barcelona nga ana tjetër nuk është kursyer për afrimin e talenteve në ekipin e saj. Këtë të enjte Barça do të prezantojë Paulinhon si transferimin më të ri të klubit.

Barcelona ka paguar pak më pak se 40 milionë euro për transferimin e brazilianit që kishte dështuar më parë në Evropë tek Tottenhami. Megjithatë shifra e paguar për të është e katërta më e lartë në historinë e klubit. Barcelona ka paguar më shumë vetëm për Zlatan Ibrahimovic, Neymar dhe Luis Suarez.

Të fundit