Flash News

KRYESORE

A do transferohen edhe Fatos Lubonja me Andi Bushatin në Top Channel?

Ylli Rakipi ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e ‘Top Channel’ për të transferuar aty emisionin e tij ‘Të Paekspozuarit’. Emisioni pritet të transmerohet çdo të enjte, njësoj si në ‘News 24’.

Kjo është lëvizja e tretë e Rakipit brenda pak vitesh, pasi emisionin e nisi fillimisht në ‘Ora News’, për të kaluar më pas te ‘News 24’.

Por ndonëse kalimi i tij në ‘Top Channel’ është pothuajse zyrtar, nuk dihet nëse edhe analistët e përhershëm të këtij emisioni, Fatos Lubonja me Andi Bushatin, do ndjekin lëvizjen e Rakipit.

Lubonja dhe Bushati filluan bashkëpunimin me Rakipin që kur emisioni transmetohej në ‘Ora News’ dhe e ndoqën edhe pas transferimit në televizionin tjetër.

Duhet thënë se dy analistët janë ndër pikat më të forta të këtij emisioni që me siguri Ylli Rakipi nuk do donte t’i humbiste as pas kalimit në ‘Top Channel’.

Sonila Meço zbulon emrin e emisionit të ri në ‘Top Channel’ dhe të ftuarin e parë, i shpallur në kërkim nga Edi Rama

Lëvizjet e fundit, si po krijon ‘Top Channel’ grupin e gazetarëve opozitarë me pushtetin dhe goditja që po u jep rivalëve

Të fundit