Flash News

OP-ED

Transfertat për 'të pazhvilluarit', frika e vendeve të BE dhe efektet 

Transfertat për 'të pazhvilluarit', frika e vendeve të

Vladimir Gligorov/ revista Novi Magazin

 Ata që e kujtojnë Jugosllavinë e dinë se, jo pak është diskutuar mes republikave dhe krahinave autonome rreth fondeve për të pazhvilluarit. Në fund ai u hoq, si të thuash, pak para shpërbërjes së vendit. Sepse të zhvilluarit mendonin se subvencionojnë ata më pak të zhvilluarit, në mënyrë që taksapaguesit e të parëve paguanin shpenzimet e të dytëve. Të pazhvilluarit treguan se puna nuk mbaronte këtu, por argumentet e tyre nuk ishin bindës, si në nivel ekspertësh ashtu edhe në atë politik, e për më shumë dukeshin jo bindës në opinionin publik kombëtar nacionalist i sapo zgjuar.

Njëlloj disa i shohin sot problemet në BE. Vërtetë, në Britani justifikohet vazhdimisht largimi nga BE-ja me atë se nuk kanë për të paguar më para në buxhetin e përbashkët. Kjo gjithsesi do të mund të ishte argumenti Gjermanisë, e cila paguan më shumë në buxhetin e përbashkët sesa ka përfitim prej tij. Pushteti gjerman nuk e mbështet integrimin fiskal të BE-së sepse ka frikë se taksapaguesit gjermanë do të paguajnë shpenzimet e, të themi, vendeve antare të Europës Juglindore.

Duke patur këtë parasysh, cilët janë shanset e zgjerimeve të reja? Në mënyrë të veçantë antarsimi i vendeve ballkanike, që janë shumë më pak të zhvilluara sesa mesatarja e BE-së, gjë që do të thotë se për një kohë të gjatë do të jenë përdorues të transfertave nga buxheti i përbashkët. Sepse, në fund të fundit, nëse merren së bashku, bëhet fjalë për diçka më pak se njëzet milion njerëz. Kësisoj transfertat neto do të mund të jenë disa milard euro çdo vit. Megjithëse kjo nuk është ndonjë farë shume e madhe, vështirë t’ua shpjegosh taksapaguesve se paratë e kujt janë këto.

Por, cilët janë efektet neto ekonomike të transfertave? Kemi parasysh se nuk është fjala për transferta, por për investime, gjithsesi me kredi ose direkte. Kjo megjithatë nuk do të thotë se vendi që paguan në buxhetin e vendeve të tjera duhet të dalë me humbje. Si ekonomia ashtu edhe buxheti, jo si ndërmarrje apo si bankë. Gjithçka varet nga fakti nëse me këto transferta rritet fuqia blerëse e njerëzve në vendet më pak të zhvilluara dhe nëse me këtë rritet importi nga vendet nga të cilat vijnë paratë. Nëse, le të themi eksporti gjerman rritet, punëtorët dhe sipërmarrësit gjermanë fitojnë. Kësisoj rriten edhe të ardhurat e buxhetit.

Që të kuptohet më mirë, le të marrim si shembull paratë që dërgojnë refugjatët nga jashtë shtetit në vendin e tyre. Ato, në rastin e Serbisë mund të arrrijnë në dhjetë përqind të prodhimit të përgjithshëm vendor. Dhe rriten me emigracionin e përshpejtuar. Pjesa më e madhe e këtyre parave mbulon importin, kryesisht në konsumin e mallrave. Por, në masën që përfundon si kursim në banka, mund të financojë edhe investimet, që gjithsesi rrisin importin e makinerive  dhe pajisjeve të tjera. Këto transferta private nuk janë as kredi dhe as investime dhe nganjëherë në vendet nga të cilat vijnë kritikohen, sepse konsideron si humbje në të ardhurat kombëtare të këtij vendi. Por, në masën që shërbejnë si import nga këto vende, bëhet fjalë pikërisht për fitim nga sektori i tyre i eksportit, e kësisoj edhe për ekonominë e përgjithshme të këtyre shteteve.

Kur merren në shqyrtim marrëdhëniet dypalëshe, kjo ndoshta edhe nuk është e qartë sepse dikush që merr para të themi nga Gjermania, mund të blejë mallra nga Italia. Kësisoj, vendet që paguajnë në buxhetin europian më shumë sesa përdorin prej tij mund të ndjehen të dëmtuara. Por, nëse e marrim në shqyrtim për një periudhë afatgjatë dhe duke patur parsysh se ekonomia europiane është kryesisht në suficit në shkëmbim me botën, do të duhej të kontribuonte dhe të përdorej në një masë të madhe në shkuarjen drejt barazimit (të suficitit me deficitin). Parimisht kjo do të duhej të pritej, veçanërisht në masën që vendet më pak të zhvilluara kanë një rritje të shpejtë ekonomike, gjë që do të thotë edhe rritje e shpejtë e shkëmbimit tregtar të jashtëm. Dhe vërtetë, nëse shihet në nivelin e hapjes, në mënyrë të veçantë të vendeve të Europës së Mesme dhe Lindore, kjo do të duhej të ishte e qartë.

Parë kësisoj, antarsimi i pjesës së mbetur të Ballkanit, natyrisht që nuk do mund të kalojë pa diskutime mbi shpenzimet buxhetore, por efektet neto ekonomike do të ishin pozitive për të dyja palët. Por, problemi është ai tjetri, jo buxhetori. Jo vetëm që bëhet fjalë për një ngarkesë relativisht të vogël buxhetore, por nuk mund të pritet ndonjëfarë përfitimi i veçantë ekonomik për vendet që janë tashmë antare të BE-së. Në të gjitha rastet e tjera i rëndësishëm ishte pikërisht lobi i biznesit, sepse llogariteshin tregje të reja me rritje potenciale të shpejtë. Një lobim i tillë, kur bëhet fjalë për Serbinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, nuk ekziston. Ideja e Procesit të Berlinit ishte që nëpërmjet investimeve rajonale, mbi të gjitha për lidhjen infrastrukturore, të vinte puna deri te normalizimi rajonal dhe bashkimi i tregjeve me diçka më pak se njëzet milion njerëz. Kjo mund të nxiste interesin e biznesit, e pastaj edhe presionin që ky rajon të integrohet në BE dhe të rritet fuqia blerëse dhe prodhuese, mes të tjerash edhe nëpërmjet transfertave nga buxheti i BE-së.

Nuk ndodhi normalizimi rajonal dhe, siç po duken punët, nuk ka për të ndodhur tani shpejt, ndërsa mosantarsimi në BE do të vazhdojë të shpejgohet me egoizmin, në mos me keqdashjen, e Europës Perëndimore të pasigurtë. Sepse, nuk ekzistojnë arsye përse t’i harxhojnë ata paratë në Ballkan?

 

Të fundit