Flash News

KRYESORE

Transformimi i Onkologjikut, Vasili: Kryeministër, qytetarët duan ilaçe jo video

Kreu i Grupit Parlamentarë të LSI-së Petrit Vasili, ka reaguar pas postimit të kryeministrit për transferimin e Onkoogjikut.

Vasili shprehet se populli nuk ka nevojë për video, por për ilaçe, duke deklaruar se është turp që qytetarët i kërkojnë ilaçe kryeministrit.

“Kryeministër të sëmuret duan ilaçe nuk duan video, duan zgjidhje për jetën dhe jo mashtrime qe ua marrin jetën”, shprehet ndër të tjera Vasili.

 Reagimi i plotë:

Kryeminister populli kerkon ilace pra jetën ne onkologji, ndersa ti i jep video.

Kryeministri shan keq popullin per onkologjine sepse populli dhe zonja nga rresheni kerkuan ilace dhe kryeministri nuk jua jepte prej muaj te tere.

Populli nuk "e di" qe po ti kerkosh kryeministrit ilacet, qe te perkasin je edhe pa turp,je edhe armik,je edhe kazan,prandaj ai e shan popullin dhe i thote: s'ke turp.

Pastaj kryeministri tralala ne vend tu jape ilace qe jane jeta per pacientet, u jep nje video si perhere, nga ato, qe i japin te tijte per ta tallur dhe ky e merr seriozisht, se shkollëpak eshte dhe nuk kupton hiçgje nga mjekësia

Kryeminister te semuret duan ilace nuk duan video,duan zgjidhje per jeten dhe jo mashtrime qe jua marin jeten,pasi kur muaj te tere qe barnat u mungojne pacienteve, semundjet rendohen,shendeti i tyre rrenohet dhe mjaft prej tyre humbasin edhe jeten.

 

Të fundit