Flash News

KRYESORE

Transmetuan mesazhin e Ramës me këshilla për koronavirusin, kompanitë celulare tërhiqen pas ankesave nga qytetarët

Situata e pazakontë për shkak të koronavirusit, detyroi qeverinë të marrë masa drastike me qëllim, sipas saj, parandalimin e përhapjes së infeksionit. Për të përhapur sa më shumë mesazhin sensibilizues, Qeveria ka përdorur të gjitha mjetet e komunikimit masiv për të shkuar te çdo qytetar. Por, sikur të mos mjaftonin televizionet, radiot, gazetat, portalet, mesazhet në celularë apo dhe vetë ERTV, qeveria ka përdorur edhe hapësirën zanore midis thirrjeve telefonike për të përhapur këshillat sensibilizese.

Politiko mësoi se të paktën dy kompani kanë future një mesazh zanor në hapësirën midis thirrjes telefonike, ku dëgjohej Kryeministri Edi Rama që jepte këshilla për koronavirusin. Megjithatë, duket se qytetarët nuk e kanë pritur mirë këtë gjë, duke u shkruar kompanive telefonike ankesat e tyre në lidhje me çështjen në fjalë.

“Nuk është aspak normale për ….. që ndërsa bën një telefonatë dëgjon zërin e Edi Ramës që të jep këshilla. Do të ishte ok nqs zëri do kish qenë i automatizuar, por jo kështu. Sepse kjo është urgjencë kombëtare, jo fushatë elektorale”, i shkruan një qytetar njërës nga kompanitë që ka lëshuar zërin e kryeministrit në thirrjet telefonike. Por kompania iu përgjigj: “Përshëndetje! Më vjen keq për pakënaqësinë por është mesazh sensibilizues që është vendosur nga instanca më të larta”.

Por qytetari i kthehet duke i thënë se: “Unë e kuptoj fare mirë çishte. Puna është që ta kuptoni dhe ju. Mesazhin bëheni me një zë anonim”. Pas ankesave të shumta, kompanitë janë detyruar të tërhiqen duke mos e transmetuar më audio-mesazhin e kryeministrit në thirrjet telefonike.

Të fundit