Flash News

KRYESORE

Transport droge me thasë orizi, arrestohen shqiptari dhe greku

Policia greke ka sekuestruar një sasi prej rreth 408 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë si dhe ka arrestuar 2 persona, një shtetas shqiptar i moshës 38-vjeç dhe një grek 30-vjeç.

Droga u gjet në një magazinë në periferi të Athinës në zonën ku depozitoheshin thasë me oriz me destinacion Holandën. Trafikantët fusnin drogën mes thasëve dhe e dërgonin më pas në vendet e Europës Veriore.

Nëse do të shpërndahej në treg, vlera e drogës do arrinte deri në 4 milionë euro.

Të fundit