Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Itinerari” pasi akuzohen për trafik të klandestinëve. Ata janë të dy banues në Korçë, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.
Të arrrestuarit kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin në vende të BE-së.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasit:
– E. M., 26 vjeç, banues në Zemblak, Korçë;
– E. H., 33 vjeç, banues ne Zemblak, Korçë;
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. H., 39 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar hetimore, në kuadër të operacionit të koduar “Itinerari”, arrestoi në flagrancë shtetasit:
– E. M., 26 vjeç, banues në Zemblak, Korçë;
– E. H., 33 vjeç, banues ne Zemblak, Korçë;
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. H., 39 vjeç.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se me mjetet e tyre private, kundrejt shpërblimit monetar kanë marrë 8 shtetas (emigrantë klandestinë) të kombësisë siriane në qytetin e Bilishtit, në afërsi të kufirit të gjelbër me Greqinë, për t’i sjellë në Tiranë, të cilët më pas do merreshin nga persona të tjerë me qëllim dërgimin e tyre në kufirin e gjelbër me Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.
Në cilësinë e provës materiale, në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan 2 automjete dhe 12 aparate celularë.
Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, e kryer në bashkëpunim”.