Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Transport klandestinësh nga Lindja e Mesme, arrestohen në flagrancë dy persona në Shkodër
Policia e Shkodrës, në kuadër të operacionit “Golemi” ka vënë në pranga dy persona me akuzën e transportit të klandestinëve nga vendet e Lindjes së Mesme.
Ata u kapën në flagrancë në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Golem, duke transportuar katër marokenë, të cilët si destinacion kishin Malin e Zi, e më pas vendet e BE-së.
Të arrestuarit janë shtetasit, Gentian Ndrecaj dhe Vera Ymeraj.
“Nga veprimet e para hetimore rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin shtetas të vendeve të treta, i strehonin në banesa të ndryshme e më pas i transportonin për në Mal të Zi, kundrejt pagesës”-njofton policia.