Flash News

KRYESORE

Transportet në 2017 shënojnë rritje me 20-30% më shumë se një vit më parë

Numri i fluturimeve të kryera, në Qershor 2017, është 2.046, duke shënuar një rritje me 20,4 %, ndaj Qershor 2016. Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Qershor 2017 është 120.984 persona, krahasuar me Qershor 2016, ky tregues është rritur 31,3 %.

INSTAT ka bërë publik shifrat e radhës përsa i përket transportit të mallrave dhe njerëzve në 2017. Sipas tij, “Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Qershor 2017 është 326 mijë ton. Krahasuar me Qershor 2016, ky tregues është rritur me 2,8%. Në gjashtëmujorin e parë 2017, volumi i mallrave të  ngarkuara /shkarkuara në porte është 1.947 mijë ton, duke u rritur me 6,8 %, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2016.

Porti i Durrësit zë 92,0 %, të gjithë mallrave të ngarkuara/shkarkuara në të gjitha portet. Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2,4 mln ton - kilometër, duke u rritur 4 herë më shumë, krahasuar me Qershor 2016.

Në gjashtëmujorin e parë 2017, ky volum është 12 mln ton- kilometër, duke u rritur me 175,3 %, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2016.

Në muajin Qershor 2017, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 153 ton, duke u rritur 5,5 %, krahasuar me Qershor 2016.

Në gjashtëmujorin e parë të 2017, me ajër janë transportuar 878 ton mallra, duke u rritur 5,7 %, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të 2016.

Numri i fluturimeve të kryera, në Qershor 2017, është 2.046, duke shënuar një rritje me 20,4 %, ndaj Qershor 2016.

Në gjashtëmujorin e parë 2017, janë kryer 10.742 fluturime, duke u rritur me 9,0 %, krahasuar me njejtënperiudhë të një viti më parë.

Në muajin Qershor, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 229.584, duke u rritur 26,4 %, krahasuar me Qershor 2016.

Në gjashtëmujorin e parë 2017, transporti ajror i pasagjerëve zë 63,9 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në gjashtëmujorin e parë 2017 është 1.120.326, duke u rritur me 22,4 %, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Qershor 2017 është 120.984 persona, krahasuar me Qershor 2016, ky tregues është rritur 31,3 %.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017, kanë udhëtuar me linjë detare 466.534 pasagjerë, duke u rritur me 18,2 %, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Të fundit