Flash News

KRYESORE

Transporti publik në Gjermani do të jetë falas

Transporti publik në Gjermani do të jetë falas

Qeveria gjermane parashikon transport publik falas në qytete për të përmirësuar cilësinë e ajrit, një masë e bërë publike sot dhe që synon për t’iu shmangur hetimit nga gjykata europiane.

Për shtetet rajonale dhe komunat parashikojmë ofrimin falas të transporteve publike për të ulur numrin e makinave të pasagjerëve në qarkullim, bën me dije një email i dërguar më 11 shkurt nga ministrja e Mjedisit, Barbara Hendricks ai i Transporteve Christian Schmidt dhe Financave, Peter Altmaier drejtuar komisionerit europian përgjegjës për mjedisin, Karmenu Vella.

Kjo masë së bashku me disa të tjera do të testohet në 5 qytete gjermane, Bonn, Essen, Herrenberg, Reutlingen dhe Mannheim. Sipas propozimit të Berlinit masa do të hyjë në fuqi jo më vonë se fundi i vitit.

Ideja e futjes së transportit publik falas ka nxitur gjithsesi një farë rezervash në Gjermani. Qeveria federale duhet të bëjë publike mënyrën e financimit të këtij projekti’’, u shpreh Michael Ebling, kryetar i një federate të shërbimeve publike (VKU)

Të fundit