Transporti publik/ Vazhdojnë protestat në Francë, lehtësira në Paris

Pavarësisht se grevat në Francë vazhdojnë në transportin publik, qytetarët kanë parë një përmirësim sepse më pak linja të metrosë qëndruan të mbyllyra. Protestuesit janë kundër planit të qeverisë për të reformuar sistemin e pensioneve e kanë bllokuar lëvizjen e shtetasve.

Gjysma e trenave janë vënë jashtë shërbimit dhe as për festa francezët nuk kanë mundur që të lëvizin lirisht. Gjithsesi për udhëtarët e rajonit të Parisit, të cilët kanë pasur probleme nga grevat që nga 5 dhjetori, periudha pas pushimeve të Krishtlindjes ka sjellë një rreze shprese.

Të hënën, vetëm dy linja metroje mbetën plotësisht të mbyllura, krahasuar me pesë që ishin të mbyllura të premten. Presidenti Emmanuel Macron synon që të rrisë moshën e pensionit të plotë nga 62 në 64 vjeç, pasi sipas tij kjo do ta bënte sistemin e pensioneve më të drejtë dhe do ta lehtësonte nga borxhet. Kurse ministri i Brendshëm Christophe Castaner tha se francezët duan që qeveria të mos heqë dorë nga reforma e pensioneve.