Flash News

KRYESORE

Transportonte migrantë të paligjshëm me makinën e tij, arrestohet polici

Transportonte migrantë të paligjshëm me makinën e tij,

Një efektivë policie është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi po transportonte me automjetin e tij dy migrantë sirianë drejt Tiranës kundrejt shpërblimit prej 70 eurosh.

24-vjeçari, G.H., me detyrë punonjës policie SPZ në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, kishte marrë migrantët në dalje të qytetit të Bilishtit, kur u arrestua në flagrancë nga SHÇBA në bashkëpunim me DVP Korçë.

Ai akuzohet për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. po ashtu, në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar automjetin, kartën ID, patentën, pistoletën TT, 450 euro, 10 mijë lekë, 3 telefona celularë.

Të fundit