Flash News

KRYESORE

Transportuan 1477 litra naftë kontrabandë, në pranga dy rusë në Sarandë

Transportuan 1477 litra naftë kontrabandë, në pranga dy rusë

Dy shtetas rusë u arrestuan në flagrancë në Sarandë pasi akuzohen për kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës.

Në pranga ranë M. Sh., 47 vjeç dhe K. V., 43 vjeç, të dy banues në Rusi.

Policia e Sarandës njoftoi se i vuri pranga këtyre shtetasve rusë, pasi ditën e djeshme në bashkëpunim me njëri-tjetrin transportuan me jahtin e tyre në det (jashtë pikës doganore Sarandë) në vendin e quajtur “Berdenesh”, 1477 litra naftë, me qëllim që t’iu shmangeshin detyrimeve ligjore doganore.

Të fundit