Flash News

KRYESORE

“Trapa!”, shoferi i autobusit në Tiranë sherr me qytetarët

Mëngjesin e sotëm një sherr ka ndodhur mes shoferit të autobusit të “Qyteti Studenti” dhe udhëtarëve. Një  student bën të ditur për Politiko.al se sherri nisi pasi kishte shumë persona në autobus. 

"Ku i çon njerëzit se na mbyte", është shprehur qytetari, ndërsa shoferi u është drejtuar me tone të larta,  ‘Shtyhuni! Hipni! Trapa!’

Tonet e larta dhe ofendimet e rënda të shoferit çuan dhe në konfrontim fizik mes tyre. Udhëtarët bëjnë me dije se linja e “Qyteti Studenti” ka qenë gjithmonë problematike, për shkak të autobusëve të vegjël të cilët janë të paktë në krahasim me fluksin e studentëve që udhëtojnë. “Shpeshherë presim në stacion dhe nuk hipim dot pasi s’ka hapësirë. Shoferët janë shumë të pasjellshëm, flasin edhe pse s'është detyra e tyre”, shprehen studentët për Politiko.al.  

 

 

 

 

 

Të fundit