Flash News

KRYESORE

Trashëgimia e ideve të Huntington: Nga 'përplasja e qytetërimeve' te kultura

Trashëgimia e ideve të Huntington: Nga 'përplasja e

Francis Fukuyama

Samuel Huntington nuk kishte të drejtë për ccdo gjë. Më shumë se kaq, madhështia e tij qëndron në aftësinë për të konceptualizuar ide të mëdha në një mori fushash të ndryshme.

E para esse në radhën e serisë që shënon 25 vjetorin e publikimit të 'Përplasja e Civilizimeve' nga Samuel Huntington. Kontribues tjerë janë Daniel E. Burns dhe Seth Cropsey & Harry Halem.

Pasiqë 'Përplasja e Civilizimeve' të Samuel Huntington është vënë përballë veprës time Fundi i Historisë në një numër të pafundëm të ligjëratave hyrëse të Marrëdhënieve ndërkombëtare në dy dekadat e fundit, më duhet t'ia nis duke shqyrtuar rezultatin që ne kemi përballë njëri-tjetrit. Për momentin duket sikur Huntington është duke triumfuar.

Bota e sotme nuk është duke konverguar rreth qeverisjes liberale demokratike, si dukej se do ndodhte para më shumë se një gjenerate. Vala e tretë demokratizuese që Huntington e vëzhgonte vetë,  përparoi në periudhën nga mesi i viteve '70 gjer në mesin e viteve 2000, duke përfshirë 115 vende me zgjedhje të lira më 2008, nga 35 të tilla fillimisht.

Por, që atëherë dhe në atë që Larry Diamond e ka quajtur ‘recesioni demokratik’, vala ka shkuar duke u kthyer prapa.[1]

Jo vetëm që numri i demokracive ka rënë disi, por kanë ndodhur edhe ndryshime të rëndësishme cilësore. Fuqi të mëdha autoritare si Rusia apo Kina kanë zhvilluar vetëbesimin dhe janë bërë më agresive.

Ndërkohë që demokracitë ekzistuese liberale kanë humbur shumë nga atraktiviteti i tyre pas krizës financiare të viteve 2000 në Amerikë dhe Eurozonë, dhe janë duke vuajtur nga kryengritje populiste që kërcënojnë shtyllën liberale të sistemeve të tyre politike.

Në vend të ndasive ideologjike e majtë -e djathtë të definuara kryesisht rreth ccështjeve që kanë të bëjnë me forcën relative ekonomike të kapitalit dhe punës në një sfond të industrializuar që karakterizoi politikën e shekullit të XX,  sot kemi një spektër politik të mbledhur gjithnjë e më shumë rreth ccështjeve identitare, shumica e të cilave definohen më shumë nga kultura sesa ngushtësisht nga ekonomia.

Ky ndryshim nuk është i mirë për shëndetin e demokracisë liberale, sicc kanë treguar një numër i shembujve disfunksionalë në Shtetet e Bashkuara, ku ngjitja e Donald Trump ka sjellë një rrezik serioz për Institucionet amerikane të check –and-balance. Rritja e nacionalizmit populist është një nga ato fenomene që unë i kam hulumtuar në këtë Revistë[2] dhe shumë më gjerësisht në librin tim të fundit, Identiteti: Kërkesa për dinjitet dhe Politika e kënaqësisë.

Huntington ishte shumë parashikues në përshkrimin që i bën “Njeriut Davos”, krijesa kozmpolite e ccliruar nga ndjenja e fuqishme ndaj një vendi të caktuar, luajal para së gjithash ndaj interesit personal.

'Njeriu Davos' është shndërruar tashmë në targetin e inatit populist, pasi elita që ndërtoi botën tonë globale nuk shihet si e lidhur me nevojat e klasës punëtore. Huntington parashikoi gjithashtu rritjen e imigracionit si një nga shkaqet thelbësore që shpien drejt populizmit, si dhe frikërat se migracioni masiv është duke ushqyer ndryshimet kulturore. Faktikisht, Carlos Lozada nga Washington Post e ka shpallur Huntington si një 'profet të erës Trump' [3].

Atë që në debatin aktual askush s'mund ta thotë është ccështja nëse recesioni aktual demokratik do të kthehet në një depresion të plotë duke shënuar një ndryshim fundamental në politikën globale drejt llojeve alternative të regjimeve, apo do jetë diccka si korrektimi i tregjeve të aksioneve. Shkaqet e recesionit aktual në vendet perëndimore janë të qarta: Populizmi ka marrë shtytje nga efektet e pabarazisë që krijoi globalizmi, si dhe nga revolta kulturore kundër një numri të madh migrantësh që lëvizin përmes kufijve ndërkombëtarë duke sfiduar nocionet tradicionale të identitetit kombëtar.

Ka një numër arsyesh që prapëseprapë na bën të dyshojmë nëse këto forca do të jenë mjaftueshëm të fuqishme që eventualisht të tejkalojnë faktorët që ccojnë botën drejt një konvergjence më të madhe të institucioneve ekonomike dhe politike, ose të ccojnë drejt një konflikti serioz gjeopolitik në përmasa të ngjashme me ato të fillimeve të shekullit XX. As modeli i Kinës dhe as ai populist-nacionalist në ngjizje e sipër i përfaqësuar nga Rusia, Turqia apo Hungaria nuk duket të jenë të qëndrueshëm ekonomikisht dhe politikisht për periudha më të gjata kohore.

Demokracitë nga ana tjetër kanë instrumentat e duhur për të përmirësuar gabimet dhe një test i madh do jetë nëntori, kur amerikanët do të kenë mundësinë të votojnë për të aprovuar ose jo presidencën e Donald Trump. Për më tepër, pjesët rurale, më pak të edukuara të popullsisë që janë thelbi i përkrahjes populiste janë në rënie afatgjatë në vendet që përjetojnë rritje ekonomike. Për momentin gjithsesi, pohimet e këtilla s'janë gjë tjetër pos spekulime.

Kultura ka rëndësi

Më lejoni t'i kthehem tani një analize më specifike të argumentit Huntington-ian, duke iu rikthyer recensionit të 'Përplasjes' që unë e shkrova më 1996 për Wall Street Journal.

Ka një temë të përbashkët që gjendet në gjithë opusin e mëvonshëm të Huntington e që përfshin jo vetëm Përplasja e Civilizimeve, por gjithashtu Kush jemi ne (2004), Kultura ka rëndësi (një vëllim i botuar më 2001 dhe i bashkëedituar nga Lawrence Harrison ku kontribova edhe unë), Shumë globalizime (edituar me Peter L. Berger), dhe madje libri tij Vala e tretë (1991). Kjo temë është Kultura. Huntington argumenton që sjelljet politike të njerëzve formësohen fuqishëm nga kultura dhe se këto preferenca të definuara kulturalisht janë rezistente ndaj modernizimit socio-ekonomik si dhe në fund do të eliminojnë vetë interesin racional sicc e ka definuar ekonomiksi modern.

P.sh, libri i tij i fundit, Kush jemi ne?,fokusohet në identitetin amerikan dhe arsyeton që suksesi i Shteteteve të Bashkuara si komb është varur fuqishëm nga fakti i popullimit të Amerikës veriore nga kolonë që i quan “Anglo – Protestantë”: A do ishte Amerika kjo që është sot nëse në shekujt XVII – XVIII nuk do të kolonizohej nga protestantë britanikë por nga francezë, spanjollë ose katolikë portugezë? Përgjigjia është jo. Nuk do të ishte Amerika; do ishte Kuebek, Meksikë ose Brazil. [4]

Vala e tretë bëri kronikën e ngritjes së demokracive liberale përreth botës pas rënies së Murit të Berlinit. Por, një argument kulturor u fut edhe këtu: Sipas Huntington, vala demokratike nuk u bazua në një pranim të gjerë rreth demokracisë të një seti të vlerave universale, por më shumë në faktin që demokracitë e reja në Amerikën latine dhe në Europë kishin një prapavijë kulturore të krishterë, shpesh katolike për të qenë më të saktë. Sipas Huntington, ajo që ndryshoi ishte pajtimi i Kishës Katolike me demokracinë pas Vatikanit II, që lejoi pastaj vende nga Hungaria e Polonia gjer tek Argjentina dhe Brazili të pranojnë demokracinë si formë qeverisëse.

Sicc thashë atëherë në recensionet e librave të tij, Huntington ka padyshim të drejtë në pohimin e tij të përgjithshëm se kultura ka rëndësi. Libri im Besimi shpjegoi si kultura e përbashkët ishte baza e një niveli të lartë të besimit shoqëror në vënde të caktuara dhe kontribuoi ndjeshëm në suksesin e tyre ekonomik. Pas botimit të Kush jemi ne?, Huntington u akuzua si racist anti imigrantëve por mua më duket që qëndrimi tij i lartcituar është mëse korrekt: Kolonët “Anglo protestantë” të Amerikës së veriut kontribuan për suksesin e vendit, jo për shkak të përkatësisë së tyre etnike, por për shkak të vlerave kulturore që mbartnin duke përfshirë etikën Protestante të punës, besimin në individualizmin Locke-an, mosbesimin ndaj autoritetit të përqendruar shtetëror, si dhe vlerave tjera. Ajo ccka unë thashë atëherë në mbrojtje të vazhdimësisë së imigracionit drejt Shteteteve të Bashkuara, ishte se këto vlera kulturore janë ndarë tashmë nga rrënjët e tyre të veccanta etnike dhe janë shndërruar në pronë të përbashkët të gjithë Amerikanëve. Por prirjet kulturore vazhdojnë të jenë të rëndësishme.

Përtej këtij qëndrimi përgjithësisht afirmativ ndaj jetëgjatësisë së kulturës si determinante e sjelljes politike, ka shumë probleme me argumentin e Huntington te Përplasja. Huntington arsyeton specifikisht që kultura është përfundimisht e rrënjosur në religjion dhe se përkatësitë religjioze në një kuptim të gjerë dhe jo identitetet e tjera më specifike do të strukturojnë botën në të ardhmen. Të dyja pohimet janë tepër problematike.

Huntington ishte shumë para shumicës së vëzhguesve tjerë kur vuri re kthimin e religjionit si një forcë në rirtje në politikën moderne: jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe në Indi, ku BJP hinduse është tani partia qeverisëse; Në Amerikën Latine, shumë nga e cila ka kaluar në Protestantizëm viteve të fundit; dhe në fakt, në Shtetet e Bashkuara, ku konservativët religjiozë kanë luajtur një rol politik në rritje e sipër. Sikur të ishte akoma gjallë, ai do të drejtonte gishtin edhe drejt fenomenit të Budizmit militant në vende nga Sri Lanka e deri në Myanmar.

Por kërkimet e identitetit në botën bashkëkohore bazohen në më shumë tipe të solidariteteve grupore, prej të cilëve religjioni është vetëm një. Për shembull, modernizimi socioekonomik ka ccuar drejt rritjes së lëvizjes globale të gruas që kërkon të drejta politike dhe sociale për gratë. Kjo lëvizje nuk është e fuqishme vetëm në Europë dhe në Amerikën e veriut, por ka lëshuar rrënjë edhe në vendet konservative të Gjiirit. Ajo do të jetë një kundërpeshë e rëndësishme e islamit konservativ në Iran dhe në Arabinë Saudite, dy vende në të cilat gratë që mbarojnë studimet universitare tejkalojnë numrat e burrave.

Ngjashëm, nacionalizmi i shkollës së vjetër është rishfaqur në shumë vende. Japonia, Koreja dhe Kina janë konfliktuar viteve të fundit në lidhje me trashëgiminë e tyre historike; fakti që ata i takojnë një civilizimi të përbashkët Konfucian nuk ka peshë në politikën bashkëkohore. (Huntington tentoi të anashkalojë këtë problem duke arsyetuar që Japonia i takon një civilizimi të saj të veccantë; është shumë më racionale të thuhej që ajo ndjek pikëpamjen e saj të interesit kombëtar). Religjioni mund të jetë në prapavijë të lëvizjeve të reja populiste në Europë dhe në Amerikën e veriut, por ato po ashtu ushqehen edhe nga shumë nacionalizëm i llojit të vjetër, si dhe nga faktorë të tillë si etniciteti, raca, pabarazia ekonomike dhe memorja e përbashkët historike.

Huntington bëri edhe disa përcaktime specifike rreth natyrës së rendit të ardhshëm global që janë lehtësisht të harureshme në këto rrethana. Ai nuk tha thjesht që grupet kulturore do të përplasen, por më shumë se ndasitë e vjetra ideologjike do t'i lënë vendin një rendi botëror të bazuar në gjashtë ose shtatë civilizime të mëdha me baza religjioze. Do të ketë më shumë solidaritet brenda këtyre njësive civilizacionale sesa përtej kufinjve civilizacionalë gjer në pikën kur civilizimet do të fillojnë të sillen si shtetet imperiale të shekullit të XIX duke formuar aleanca kundër njëri tjetrit.

Sicc argumentova kur Përplasja doli fillimisht, kultura e vetme me një numër të identifikueshëm njerëzish që mendojnë në terma të tillë civilizacionalë është bota e Islamit në të cilën ideja e UMMA muslimane, ose e një komuniteti global të besimtarëve ka akoma forcë tërheqëse. Osama bin Laden besoi me siguri që ai luftonte krishterimin në emër të Islamit. Njerëzit në Perëndim, Azinë lindore, Amerikën Latine ose në Afrikën nën Sahariane priren të mos mendojnë në këto terma: askush në Perëndim përvecc një dyzine populistësh si Pat Buchanan, nuk e sheh atë si “Krishterim”, të kundërt me një civilizim të ndërtuar mbi vlerat iluminuese liberale. Edhe vetë bota e Islamit sot është e ndarë në masë të madhe: Fanatikët e shtetit Islamik nuk besojnë që Shiitët janë muslimanë të mirëfilltë dhe kanë qenë të zënë duke u përpjekur të vrasin sa më shumë të jetë e mundur prej tyre. Lindja e Mesme e madhe është ndarë sot mes dy degëve të Islamit të mbrojtura nga shtetet-kombe të Arabisë Saudite dhe Iranit; ndarjet e brendshme etnike, tribale si dhe sektariane në rajon janë aq të mëdha saqë vende si Afganistani, Somalia, Siria, Libia apo Jemeni nuk janë në gjendje të qëndrojnë si shtete të bashkuara. As fakti që Ukraina, Rusia dhe Gjeorgjia ndajnë të gjitha origjinën e përbashkët ortodokse nuk zvogëlon intensitetin e konflikteve politike mes tyre.

Identitet, jo Kulturë

Identiteti është një koncept shumë më i gjerë dhe më fleksibël me të cilin mund të kuptohet politika bashkëkohore sesa kulturat ose civilizimet e bazuara në religjione. Identiteti është një koncept modern i cili lind nga besimi që njeriu ka një un të fshehur të vetin, dinjiteti i të cilit në rastin më të mirë injorohet ndërsa në rastin më të keq nënccmohet nga shoqëria që e rrethon. Politika e identitetit sillet jo rreth kërkesave për të mira materiale ose resurse, por për njohje të dinjitetit etnik, religjioz, kombëtar ose edhe karakteristikave unike të ccdonjërit si individ. Parë nga ky këndvështrim, si nacionalizmi ashtu edhe Islamizmi, dmth islami i politizuar, mund të shihen si manifestime apo shfaqje të një forme tjetër të identitetit. Nacionalistët serbë më 1914 urrenin faktin që bota nuk njohu serbët e Perandorisë Austro-Hungareze; zemërimi nga ky fakt ishte ajo që ccoi Gavrilo Principin të vrasë Arqidukën Franz Ferdinand. Ngjashëm, i riu Osama bin Laden erdhi te prindërit e tij me lot në sy pasi pa keqtrajtimet e Palestinezëve në kronikat e lajmeve; duke i kthyer goditjen Shteteve të Bashkuara më 11 shtator ishte një mënyrë për ta detyruar atë të njohë që Muslimanët janë njerëz me kapacitete dhe me këtë edhe me dinjitet.

Në të vërtetë, nëse shpalosim psikologjinë e identitetit, ne shohim që shumë nga ajo që etiketohet si ekstremizëm religjioz nuk niset aktualisht nga besimi religjioz per se, nëse me këtë kuptohet devocioni personal dhe përkushtimi individual ndaj një doktrine të veccantë. Shumë nga muslimanët e rinj Europianë që lëshuan vendet e tyre të lindjes për të luftuar për shtetin Islamik në Siri, ishin të bllokuar mes dy kulturave, asaj tradicionales të definuar nga devocioni i prindërve të tyre dhe nga ajo sekulare, pernëdimore në të cilën u rritën. Këtij konfuzioni identitar mund t'i përgjigjej lehtësisht një islamik radikal i cili përfaqësonte një ideologji që i përgjigjej pyetjes, “Kush jam unë?, dhe bashkonte atë individ me komunitetin më të madh të muslimanëve nëpër botë.

Në një mënyrë më pak të dhunshme shumë nga gratë muslimane që kanë nisur të mbajnë hijab nuk e bëjnë këtë sepse papritmas u bënë më të devotshme; hijab-i është më shumë një tregues identitar që u thotë atyre përreth që ata janë krenare dhe nuk frikësohen të shihen si muslimane. Në këtë kuptim, religjioni bëhet thjesht një mjet i dobishëm me të cilin politikanë ambiciozë mobilizojnë mbështetje politike, diccka e ngjashme si politikanët Europianë të shekullit të XIX (dhe disa akoma sot) shfrytëzuan identitetin kombëtar si mjet për mobilizimin e pasuesve të tyre.

Realiteteve të sotme iu përgjigjet më shumë vështrimi i fenomenit të njëjtë me syze identitare se nëpërmjet kulturës së bazuar në religjion. Huntington argumentoi që civilizimet janë duke u bërë më kohezive në kuriz të shteteve; integrimi social ndodhte, por në një shkallë kulturore tejkombëtare. Sipas këndvështrimit tim, dicc krejt e kundërt është e vërtetë: Afirmimi i identiteteve priret të copëzojë shoqërinë në grupe identitare gjithnjë e më të vogla. Në tashmë kemi parë këtë të ndodhë në botën Muslimane, ku fraksione të ndryshme Muslimane realisht kanë ekskomunikuar njëra tjetrën në vend se të bashkëpunojnë. Edhe pse nacionalistët e rinj populistë në Rusi, Poloni, Hungari dhe pjesë tjera të Europës janë përpjekur të ndërtojnë solidaritet më njëri tjetrin, ata përballen me faktin që interesat e tyre kombëtare shpesh janë në konflikt, kurse në disa raste e kanë sjellë veten në konflikt me pakicat e tyre kombëtare.

Një ndër shembujt më të dukshëm ku afirmimi i identitetit nuk ka ccuar drejt një solidariteti social, por drejt një copëzimi të pafund, janë Shtetet e Bashkuara. Politika identitare zuri fill në Shtetet e Bashkuara në vigjilje të lëvizjeve shoqërore të viteve 1960 kur Afro Amerikanët, gratë, personat me aftësi të kufizuara, indigjenët Amerikanë, homoseksualët, lezbiket filluan të ndjejnë se kanë qenë të diskriminuar dhe margjinalizuar në forma të ndryshme. Përvojat e ndryshme të jetuara të secilit grup bënë që disa të thonë se ata që s'janë anëtarë të grupit nuk mund as të fillojnë të simpatizojnë me betejat e tij. Kishte një dalje konstante identitetesh të reja: jo vetëm homoseksualë dhe lezbike, por edhe transgjinorë e interseksualë; “ndërlidhshmëria” doli në sipërfaqe kur u kuptua që kategori të mbivendosura të margjinalizimit shpien drejt krijimit të identiteteve të reja. Në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë, e majta e cila në gjysmën e parë të shekullit të XX u ndërtua rreth solidaritetit të klasës punëtore, filloi të përqafojë këto grupe të reja identitare edhe pse kjo shfaqi prirjen e armiqësimit me votuesit më të vjetër të klasës punëtore.

Rritja e politikës identitare të së majtës ka stimuluar dhe legjitimuar qëndrimet e reja për identitet të së djathtës. Donald Trump ka patur përkrahje pasi ishte politikisht jokorrekt, me një fjalë, pasi nuk respekton finesat identitare që karakterizojnë diskursin politik bashkëkohor amerikan. Duke vepruar kështu ai ka përkrahur gjerësisht rritjen e nacionalistëve të bardhë dhe alt-right (e djathta alternative) që e shohin veten si minoritete të margjinalizuara dhe persekutuara, ngjashëm si grupet identitare majtiste. E djathta Trumpiste në Shtetet e Bashkuara sot përfshin shumë ungjillorë të krishterë, por nuk do ishte e saktë të thuhet që fenomeni Trump është zhvilluar kryesisht nga religjioni. Shumë nga votuesit e tij do të donin të ruanin një koncept tradicional të identitetit kombëtar amerikan që pjesërisht u definua nga krishterimi, por edhe nga etniciteti dhe vlera shoqërore konservative përgjithësisht. Natyrisht që asnjëra nga këto nuk përputhet me atë lloj identiteti liberal civil që Amerika ndërtoi për vete ngadalë në prag të Luftës Civile.

Identiteti si i kundërt nga koncepti Huntington-ian i kulturës, është një përshkrues më i mirë i politikës së sotme pasi është i konstruktuar shoqërisht dhe i kontestueshëm, sicc ilustrojnë debatet e sotme mbi identitetin kombëtar amerikan. Kulturat e Huntington përkundrazi janë fikse dhe gati e pamundur të ndryshojnë. Përkundër pikëpamjeve të shumë nacionalistëve dhe partizanëve religjiozë, identitetet nuk janë as të rrënjosura biologjikisht dhe as të një origjine antike. Nacionalizmi në kuptim modern nuk ekzistonte në Europë para revolucionit francez. Islami i Osama bin Laden ose Abu Bakr al Baghdadi nuk përputhet me asnjë nga shkollat e mëdha tradicionale të jurisprudencës Islamike. Identitetet bashkëkohore të bazuara në konceptet e kombit dhe religjionit u krijuan nga aktorë politikë për qëllime specifike, dhe mund të zëvendësohen nga identitete tjera si rezultat i betejës politike.

Pra, edhe pse kultura ka rëndësi, teoria e Huntington realisht nuk përshtatet në shumë aspekte me realitetin aktual. Demokracitë perëndimore janë në luftë me veten e tyre në lidhje me identitetin kombëtar; konsensusi që ata bëjnë pjesë në një kategori të emërtuar gjerësisht ‘Perëndim’, është në rënie. Kur Donald Trump në një fjalim të vitit 2017 në Poloni foli për “Perëndimin”, ky ishte një Perëndim i ndryshëm nga ai i Barack Obama-s. Ngjashëm edhe në pjesë tjera të botës, thyerjet civilizacionale janë vetëm një nga më shumë të tilla që ndajnë njerëzit politikisht. Forcat e vetme kundërbalancuese janë shtete të forta si ata që qeverisin në Kinë apo Rusi, jo entitetet tejkombëtare të bazuara në vlera të përbashkëta kulturore.

Vlerat universale

Çështja më e rëndësishme që ngre Huntington te Përplasja dhe në shkrime të ngjashme, e që mbetet për momentin një pohim i kontestuar, është ajo që ka të bëjë me ccështjen e vlerave universale. Hungtington nuk besonte në ekzistencën e vlerave universale. Sipas tij, ccdonjëri nga civilizimet e mëdha u ndërtua rreth një game të caktuar vlerash të përbashkëta rrënjët e të cilave qëndronin në të kaluarën komplekse historike, dhe të cilat përfundimisht ishin në shpërpjesëtim me njëra tjetrën.

Veccanërisht, Huntington argumentoi që vlerat universale nuk ishin në themelet e demokracisë liberale. Kjo e fundit doli nga përvoja perëndimore dhe ishte e rrënjosur thellë në të kaluarën e krishterë të Europës. Për pasojë, s'ka arsye të mendohet që demokracia liberale do të zërë fill në pjesë tjera kulturalisht të ndryshme të botës. Përhapja e demokracisë në ato përmasa që është sot në vende të tilla si Japoni apo Kore të Jugut, është rezultat i forcës politike, ushtarake dhe ekonomike amerikane; por kjo forcë krahasuar me civilizimet e tjera, tërheqja prej ideve demokratike do të bjerë bashkë me të.

Ky është një argument serioz. George W. Bush në fjalimin e dytë inaugurues foli për demokracinë si një vlerë universale që për suksesin e saj nuk varet nga vlera kulturore të vendosura më parë. Kjo ishte qartësisht jo e vërtetë në disa raste afatshkurtra si Afganistani apo Iraku, ku administrata e tij kërkoi të krijojë demokraci funksionale liberale. Por këtë besim në universalizmin demokratik ka dështuar ta pranojë edhe vetë historia e Perëndimit. Institucionet demokratike kanë ekzistuar vetëm në disa pak qindra vitet e fundit dhe në shumë pjesë të Perëndimit nuk u etabluan përfndimisht deri vonë në shekullin e XX. Forma tjera të qeverisjes u panë si legjitime për shumë shekuj në Europë dhe vazhdojnë të kenë përkrahje në pjesë tjera të botës. Barazia morale e të gjitha qënieve njerëzore nuk është diccka e pranuar përgjithësisht në të gjitha sistemet kulturore, dhe biles mohohet në mënyrë eksplicite në disa të tjera.

Nëse duhet mbrojtur gjer në njëfarë mase argumenti i universalizmit të një seti të caktuar vlerash, kjo detyrimisht të ndërlidhet me procesin më të gjerë historik. Nëse bëjmë hapa prapa dhe kapim një pamje makroskopike të historisë së njerëzimit, ne shohim që ka pasur një evoluim afatgjatë të institucioneve njerëzore nëpër shkallë të ndryshe, që nga niveli i tufës së gjuetarëve deri te format tribale të organizimit, pastaj te shoqërite agrare me institucione politike në nivel shtetëror dhe pastaj te shoqëritë e mëdha urbane industriale me qeverisje komplekse në nivele shtetërore. Ajo ccka është interesante në gjithë këtë histori është që gjithë këto etapa të ndryshme ndodhën rretheqark botës në kushte të ndryshme gjeografike, kllimatike dhe kulturore.

Për shembull, shoqëri në vijë patrilineare me forma shumë të ngjashme të organzimit shoqëror lindën në vende të ndryshme, që nga Kina dhe India e deri në Lindje të mesme apo tek fiset gjermanike që pushtuan Perandorinë Romake. Këto u zëvendësuan gradualisht në shumë pjesë të botës nga institucione të niveleve shtetërore dhe nga shoqëri që gjithnjë e më shumë e shihnin të nevojshme të mbronin të drejtat e pronës nëse donin të mbeten ekonomikisht viabël për periudha afatgjata. Shfaqja e Kinës moderne nuk cënon këtë model: shoqëria kineze sot duke qenë urbane, industriale, me hierarki shoqërore të vendosura rreth edukimit dhe aftësive të fituara në të cilën gratë ngadalë janë duke zëvendësuar burrat në një ekonomi të bazuar gjithnjë e më shumë në shërbime, në shumë tipare të saj duket e ngjashme me shoqëri tjera të modernizuara më herët. Sicc që u tha më lart, Arabia Saudite dhe Irani janë duke shkolluar gratë në përmasa të mëdha, me këto të fundit që formojnë skajin udhëheqës të lëvizjeve liberalizuese popullore në shoqëritë respektive. Këto shtete vazhdojnë të jenë të ndryshme te sistemet e tyre politike.

Me fjalë tjera, modernizimi është një proces koherent që në aspekte të caktuara nuk është i përcaktuar kulturalisht. Duket qartë që ekzistojnë forma universale të organizimit shoqëror që i janë përgjigjur nevojave funksionale të shoqërive të ndryshme në shkallë të ngjashme të zhvillimit.

Atëherë pyetjet afatgjata të lëna pa përgjigje nga Huntington janë: Do jenë aq jetëgjata vlerat e rrënjosura kulturore, sa për të penguar përjetësisht modernizimin e shoqërive të caktuara; dhe nëse modernizohen, a do të dështojnë të konvergojnë në terma të institucioneve politike? Nuk kemi akoma përgjigje në këto pyetje. Për shumë dekada, njerëzit në Perëndim menduan që modernizimi mund të ndodhë vetëm mbi bazat e vlerave perëndimore, por rritja e Azisë lindore ka rrëzuar këtë pikëpamje. Ne duhet të jemi të kujdesshëm kur mendojmë që pjesë të caktuara të botës do të mbeten gjithnjë të varfëra. Dhe nëse Arabia Saudite, Irani dhe Kina do të pranojnë të qeverisen nga klerikë të keqedukuar dhe aparatçikë komunistë, nëse bëhen shoqëri të pasura me teknologji të lartë, me një klasë të mesme të madhe dhe popullsi të shkolluara? Mundësia që kjo s'do të ndodhë dhe se ata do të kërkojnë pjesëmarrje më të madhe politike, është baza që na ccon të besojmë se konvergimi i llojeve të regjimit mbetet një mundësi.

Në një nga panelet në kujtim të Samuel Huntington, që u organizuan pas vdekjes së tij më 2008 dhe në të cilin mora pjesë, ishte mbresëlënëse sa shumë prej studentëve të tij shprehnin dashuri dhe respekt për të si një shkollar dhe si një person, për të  kundërshtuar pastaj ide të caktuara të tij. Unë isha njëri prej tyre. Si shumë nga teoricienët e mëdhenj të shkencave sociale nga e kaluara, kontributi i tij nuk qëndron domosdoshmërisht në faktin që ai kishte të drejtë në gjithccka. Madhështia e tij qëndronte para së gjithash në aftësinë për të konceptualizuar ide të mëdha në një mori fushash, konceptualizime këto që shërbyen për të organizuar mënyrën si njerëzit mendonin dhe debatonin pastaj mbi to. Kjo ishte e vërtetë për Përplasja e Civilizimeve, si dhe për pjesën tjetër të korpusit të tij të madh.

 

*Përktheu nga anglishtja: Valon Kurtishi

**Francis Fukuyama është udhëheqës i bordit të editorëve të The American Interest dhe zyrtar i lartë në në qendrën për Demokraci, Zhvillim dhe Sundim të Ligjit në Universitetin e Standford.

 

***Footnotes

[1]Diamond, “Përballja me recesionin demokratik,” Journal of Democracy (Janar 2015).

[2]Fukuyama, “Vala populiste,” American Interest (Mars/Prill 2018).

[3]Lozada, “Samuel Huntington. Një profet për erën Trump,” Ëashington Post (18 Korrik 2017).

[4]Huntington, Kush jemi ne? Sfidat ndaj Identitetit kombetar të Amerikës (Simon and Schuster, 2004), faqe 59.

Publikuar më: 27 gusht, 2018

 

 

 

Të fundit