Flash News

KRYESORE

Trashi: Vllaznia ra vetë, nuk e rrëzuam ne

Trashi: Vllaznia ra vetë, nuk e rrëzuam ne

Mbrojtësi i Partizanit, Lorenc Trashi, doli në krah të trajnerit Franco Lerda para ndeshjes kundër Vllaznisë. Gramshitoi ka skanuar skuadrën e tij dhe konfirmon se po mendon dhe largimin nga Partizani në fund të sezonit.

"Nuk mund ta cilësoj si sezonin e fundit te Partizani. Është folur shumë për mua në lidhje me një largim të mundshëm në një kampionat më të fortë. Kjo gjë nuk varet nga unë. Duhet të kënaqet edhe klubi. Kombëtarja shërben për një karrierë më të mirë dhe për një klub më të mirë".

Ndeshja me Vllazninë është e veçantë, pasi dihen përplasjet që kanë patur skuadrat në vitet e fundit. "Partizani nuk ka ndikuar për rënien e Vllaznisë, ra vetë, për problemet e veta. Normalisht nesër do të jetë një ndeshje e vështirë. Ata po kalojnë një moment të mirë. Janë një ekip legjendar, kjo nuk mohohet, edhe pse ranë në të Parën. Ka ndodhur për problemet që kanë pasur ata. Pritet një ndeshje shumë e fortë”.

 

Të fundit