Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Trau “presidencial” që Rama vendosi midis Shqipërisë dhe Kosovës
Gentian Gaba
“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një President si simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”. Ka qenë kjo deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të mbajtur në Parlamentin e Kosovës, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë.
Në fund të këtij ylberi fjalësh, plot patos dhe emocion, gjejmë një tjetër barrierë që pengon de facto integrimin midis dy vendeve. Mbledhjet e përbashkëta të qeverive, ecejaket midis Tiranës dhe Prishtinës, lodrat politike që, medemek, qëllim të heshtur kanë bashkimin e mëtejshëm të shqiptarëve, por që në thelb mbeten një tango që secila qeveri vallëzon më vete, për përfitime politike imediate, në sy të elektoratit dhe ndërkombëtarëve; nuk janë gjë tjetër veçse fasadë kuq e zi.
Në më pak se dy muaj, Presidenti i përbashkët u zëvendësua nga një tra.
Pas “shuplakave” amerikane dhe europiane, të cilat e detyruan ta cilësonte fjalimin në atë përvjetor të rëndësishëm për shqiptarët si një “vrap të imagjinatës”, Kryeministri nuk përtoi t’i jepte, me dorën e tij, një shuplakë deklaratës së vet, nëpërmjet taksës së “Rrugës së Kombit”.
Përtej deklaratave, aspiratave dhe batutave, për shqiptarët nga të dyja anët e tij, trau, është i vetmi që thotë të vërtetën mbi natyrën e politikës dhe patriotizmit të Kryeministrit.
Sepse Edi Rama fillon aty ku përfundon propaganda e tij.
Uniteti kombëtar nuk arrihet me llafe, e sidomos nuk arrihet me taksa dhe barriera. “Vrapi imagjinar” i Kryeministrit, i cili zgjati aq kohë sa zgjat vrapi i një gomari, u përplas, jo pa arsye, me traun që ngriti vetë.
Nëse uniteti kombëtar do të ishte një qëllim i diktuar nga ideale të kulluara patriotike, integrimi midis dy vendeve nuk do të lypte një President të të gjithëve dhe të asnjërit; as një tra të disave kundër interesave të të gjithëve, por vetëm integrimit të mëtejshëm ekonomik.
Integrimi midis shteteve të ndryshme, si ai që nisi në Europë në vitet pesëdhjetë, dhe ka BE-në si rezultat, është një proces që nuk nis nëpërmjet institucioneve të përbashkëta simbolike, por nëpërmjet ekonomisë.
Integrimi ekonomik, bazat teorike të të cilit janë ngritur nga hungarezi Bela Balassa, është një proces pararendës i integrimit politik. Sipas Balassa, me rritjen e integrimit ekonomik, barrierat midis tregjeve pakësohen; lëvizja e lirë e faktorëve ekonomikë midis shteteve, në mënyrë natyrore, prodhon kërkesë më integrim të mëtejshëm, jo vetëm ekonomike por edhe politike.
Pra, nga ekonomia te politika, jo nga Presidenti te trau.
Katër mbledhjet e përbashkëta midis qeverive, deri më tani, kanë prodhuar vetëm shkresa, lajme dhe fatura për qytetarët e dy vendeve, të cilët paguajnë ekskursionet e atyre që kujtojnë se po ndjekin gjurmët e etërve themelues, por akoma nuk gjejnë kohë për të hequr pikat doganore midis dy vendeve. Deri këtu, fajin le t’jua japim të dyja palëve.
Por, taksa e kripur për “Rrugën e Kombit”, e cila nuk do të përmirësojë integrimin e mëtejshëm, ka emër dhe mbiemër, dhe disa nga efektet afatmesme dhe afatgjata do të jenë të qarta.
Sipërmarrësit, nga të dyja anët e traut, do të detyrohen të gjejnë tregje më të aksesueshme dhe ekonomike. Rritja e kostove të mallrave dhe shërbimeve do të krijojë pasoja lehtësisht të kuptueshme për interesat e dy shteteve shqiptare.
Lidhjet e reja rrugore dhe hekurudhore të Kosovës me Shkupin dhe Beogradin, do të bëjnë që njëra nga kokat e shkabës të kthehet nga Federata e dikurshme, pasi, për të përdorur një aforizëm romak, pecunia non olet (paraja nuk mban erë).
Në këtë pikë, Kukësi do të na duket një dëm kolateral fare i vogël, krahasuar me ndryshimin e ekuilibrave tregtare midis dy vendeve (për pasojë edhe politike, mos harroni Balassa!), për shkak të një “Presidenti” që u bë tra, dhe të një trau që u bë flamur i patriotëve pa atdhe.
Gjithmonë nëse vullneti është uniteti kombëtar, sepse po të ishte e kundërta, po e bëjnë shumë mirë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38