Flash News

KRYESORE

Tre algjerianë e një maroken kapen duke vjedhur në Tiranë

Tre algjerianë e një maroken kapen duke vjedhur në Tiranë

Tre shtetas me origjinë nga Algjeria, të cilët po qëndrojnë në një qendër azilantësh në Babrru, u kapën sot dhe dyshohet se kanë tentuar të vjedhin 18 vathë femrash në një dyqan në Tiranë.

Ja njoftimi i policisë:

Më datë 24.12.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit algjerian I.B, M.H, A.D dhe shtetasi maroken H.G, vjeç 21, 22, 22 e 19, banues tek qendra e azilantëve në Babrru, pasi dyshohet se më datë 23.12.2017, në një qendër tregtare kanë vjedhur 1 bluzë, me shitëse K.G, vjeç 27, banuese në Tiranë, dhe kanë tentuar të vjedhin 18 vathë femrash, në një tjetër dyqan me shitës E.Gj, vjeç 24, banues në Tiranë, ku gjatë shoqërimit për në Komisariat, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit.

Të fundit