Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tre analistët tregojnë votën e 25 qershorit: Qëndrueshmëria e Gjekmarkajt; rebelizimi i Kristos dhe surpriza e Shametit
Pak orë na ndajnë nga momenti kur shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të vendosur se kush do i qeverisë për katër vite të tjera. Në këtë moment të rëndësishëm, analistë dhe gazetarë, me peshë në opinionin publik, kanë treguar për Politiko.al se kujt do i besojnë votën e tyre për qeverisur vendin.
Agron Gjekmarkaj nuk e fsheh zhgënjimin me Lulzim Bashën kur flet për listën e kandidatëve për deputetë, por gjithsesi kjo nuk ka ndikuar që ai t’i qëndrojë bindjeve dhe kauzave për të cilat protestoi në atë që demokratët e quajtën “çadra e lirisë”. Gjekmarkaj deklaron se do të votojë për Partinë Demokratike.
“Votoj për PD sepse është e vetmja adresë politike që mund ta konkurrojë seriozisht Kryeministrin. Vendi ka nevojë për ndryshim. Kur deklaroj këtë votë e shtrembëroj pak hundën për listën e Bashës. Edhe për retorikën e Republikës së Re, e cila nuk është shfaqur si një projekt i prekshëm por si ëndërr. Si dhe për disa largime të pamotivuara apo promovime të pamotivuara.”
Erion Kristo, ashtu si shumë shqiptarë të zhgënjyer, ka vendosur të bëjë një akt rebelizmi më 25 qershor. Ai do të marrë pjesë në votime, por kryqin nuk do e vendosë në asnjërin prej kuadratëve të partive politike, por mbi të gjithë fletën. Kristo thekson se kjo klasë politike e urren ardhëmërinë dhe fëmijët nuk i ka në konsideratë.
“Unë do bëj një votë me dopjo kryq të madh mbi fletë sepse asnjë forcë politike nuk më bind me programin e saj. Sepse asnjë forcë politike nuk deklaroi ndonjë gjë për fëmijët. Dhe unë s’mund të votoj për këtë klasë politike që urren ardhmërinë dhe si ka fëmijët fare në konsideratë.”
Sokol Shameti ka vendosur të mos i bojkotojë zgjedhjet e 25 qershorit sepse kjo do të rriste shanset e partisë në pushtet. Ai gjithashtu refuzon të zhvlerësojë fletën e votimit sepse kjo do ishte një lloj mos-pjesëmarrje indirekte. Shameti do votojë atë forcë politike e cila sfidon me qartë se të tjerat rendin neoliberal të instaluar në Shqipëri dhe propozon zgjidhje me ideologji. Deri më tani, për Sokol Shametin kualifikohet vetëm Partia Komuniste e Shqipërisë.
“Do të votoj sepse mospjesëmarrja në zgjedhje rrit shanset e partisë në pushtet për të qëndruar në fuqi me votat e vetëm militantëve të saj. Çdo forcë regresive e uron pjesëmarrjen e ulët në votime dhe bën gjithçka që ta dekurajojë votuesin jo-militant të shkojë të votojë. Unë nuk do të bojkotoj, ashtu siç bëjnë thirrje disa organizata pseudo-majtiste që janë paterica të fshehta të pushtetit. Nuk do ta zhvlerësoj as fletën e votimit duke bërë sërish një lloj mos-pjesëmarrjeje indirekte, siç propozojnë disa profesorë të tjerë. Zgjedhja ime si votues do të shkojë për atë forcë politike e cila sfidon me qartë se të tjerat rendin neoliberal të instaluar në Shqipëri. Qe e refuzon sistemin e shtypjes së të varfërve përmes qeverive të shndërruara në instrument pasurimi të të pasurve. Për atë forcë politike që propozon zgjidhje me ideologji dhe jo tifozllëk me hagjiografi. Shqipëria është keq jo sepse kryeministrat e njëpasnjëshëm janë burra të këqinj. Është keq, sepse këta burra në mënyrë të njëpasnjëshme janë të paaftë t'i bëjnë ballë presionit të pangopur të biznesit për të na marrë paratë me anë të shpunësimit, shitjes së mallrave pa cilësi e pa dobi, marketimit dhe nxjerrje në shitje të aksesit tonë në ushqim e mirëqenie po e po, por tashmë edhe në dije e shëndet. Jam ende në lexim e sipër të programeve për të gjetur kush i plotëson këto kritere. Deri tani, e vetmja që më duket e kualifikueshme për të merituar voten time është PKSH.”/POLITIKO.AL