Flash News

KRYESORE

Tre anëtarët e Kushtetueses betohen para Presidentit Meta

Tre anëtarët e Kushtetueses betohen para Presidentit Meta

Në institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua ceremonia e betimit përpara Presidentit Meta e antëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. E para që është betuar ka qenë Elsa Toska.

Ceremonia u zhvillua në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme në Presidencë. Toska zëvendëson ish-gjyqtarin, z.Vladimir Kristo.

Pas saj vijuan betimin fillimisht Fiona Papajorgji dhe më pas Marsida Xhaferllari. Betimet kishin nga gjysmë ore diferencë. Betimi i fundit u mbyll në orën 20:00.

Kujtojmë se Elsa Toska së bashku me Fiona Papajorgjin u zgjodhën nga Kuvendi, ndërsa  Marsida Xhaferllari është dekretuar nga Presidenti si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa Arta Vorpsi, e cila kaloi automatikisht në kuvend si anëtare e re e Kushtetueses nuk u ftua për betim nga PresidentI. Ajo u betua sot në një zyrë noteriale, gjë që solli mjaft debate në radhët e politikës.

Në ceremoni ishte edhe Vitore Tusha, të cilës i ka mbaruar mandati dhe pret të zëvendësohet nga  Besnik Muçi, anëtari që u zgjodh nga Meta dhe u betua më herët te presidenti.

Të fundit