Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vetëm pak ditë na ndajnë nga vera dhe është shumë e rëndësishme të keni parasysh që janë tre produkte natyrore, të rekomanduara nga shumë mjekë holistikë për:
- Mbrojtjen nga dielli;
- Përmirësimin e nxirjes së lëkurës;
- Trajtimin për djegien nga dielli (si dhe djegie të çfarëdo lloji).
Bëhet fjalë për një bimë të veçantë, si dhe dy tretësirave vajore, produkte të dy bimëve të veçanta. Vajrat prodhohen thjesht duke lënë për njëfarë kohe lulet të zhytura në vaj. Zakonisht përdoret vaji i bajameve ose vaji i ullirit, por mund të përdoren edhe vajra të tjera bimore, të tilla si vaji i susamit apo i lirit.
Vaji i lules së makthit (Helichrysum)
Vetitë: veprim mbrojtës ndaj diellit, nxirje lëkure (abronxaturë) dhe antiinflamator. Lulja e makthit është një bimë karakteristike aromatike e zonës mesdhetare. Gjatë verës, lulet e saj të verdha lëshojnë një aromë të këndshme jamballi të përzier me erë të lehtë kamomili. Njihet efekti i saj mbrojtës për lëkurën dhe vaji i prodhuar nga majat e lulëzuara, përdoret pikërisht për këtë qëllim, për t’u mbrojtur nga rrezet ultravjollcë. Për më tepër, nëse vaji aplikohet për lyerje para ekspozimit në diell, përmirëson nxirjen në mënyrë të dukshme. Gjithashtu, nëse pini çaj me lule makthi (sidomos të hidhur) rrisni mjaftueshëm cilësinë e nxirjes. Vaji i lules së makthit është gjithashtu shumë i mirë për trajtimin e çrregullimeve të lëkurës, siç është dermatiti, ekzema dhe psoriasi. Ju mund të përdorni të sigurtë vaj lule makthi në vend të kremrave të zakonshëm kundër diellit, mjafton të lyeni lëkurën 1015 minuta para ekspozimit në diell. Mos harroni se këto gjëra nuk bëjnë mrekullira. Kështu, është gjithmonë e këshillueshme të shmangni ekspozimin gjatë orëve të pikut (midis orës 11:00 dhe 15:00). Këtë vaj mund ta bleni në farmacitë bimore ose në internet.
Vaj i lulebasanit
(Hypericum, kantarioni) Vetitë: antiinflamator dhe cikatrizues (shëron shpejt). Lulebasani është një bimë shumë popullore në mjekësinë bimore. Vaji prodhohet nga lulet e bimës, mund të përdoret për të trajtuar djegie të ndryshme, siç janë djegiet nga dielli, djegiet nga soba, trajton dhimbjet reumatizmale, artritin, dhimbjet e shpinës, dhimbjet e qafës së mitrës dhe në përgjithësi të gjitha dhimbjet e artikulacioneve dhe të muskujve. Kujdes: vaji i lulebasanit nuk duhet të përdoret asnjëherë para ekspozimit në diell pasi ai është “fotosensibilizues”, ju bën më të ndjeshëm ndaj rrezeve ultravjollcë, duke rritur kështu rrezikun e djegies nga dielli. Për këtë arsye vaji i lulebasanit duhet përdorur vetëm si diçka “pas diellit” dhe në rast se e përdorni gjatë ditës, atëherë është mirë të mbuloni zonën e trajtuar. Mund ta blini në farmaci bimore ose në internet.
Aloe Vera Vetitë: antibakterial, antiinflamator dhe cikatrizues (shëron shpejt). Përdoret kundër djegies nga dielli, në rastet e eritemave diellore, në djegiet e ndryshme, në plagë, në kafshimet e insekteve apo të kandilit të detit, në pezmatimin e lëkurës, etj. Në të gjitha këto Aloe Vera na ndihmon jashtë mase. Nuk ka nevojë të blini kremra ose produkte komerciale, mjafton vetëm të blini një bimë nga një dyqan lulesh dhe ta kultivoni në shtëpi për ta përdorur në rast nevoje. Bima është shumë e lehtë për t’u rritur pasi ajo kërkon pak ujë dhe nuk ka nevojë për krasitje. Përveç kësaj, bima me kalimin e kohës do të çelë shumë filiza, të cilët mund të rriten si bimë më vete. Me pak fjalë, ju do të keni një farmaci të vazhdueshme në shtëpi! Si përdoret? Shumë e thjeshtë. Kur keni nevojë për të, mjafton të prisni një degë të vogël duke përdorur një thikë ose gërshërë (para përdorimit duhet ta keni sterilizuar në flakë për të parandaluar infeksionet). Është mirë që fillimisht degën ta lini të kullojë lëngun që do të nxjerrë pas prerjes për rreth 10 minuta. Ky lëng është laksativ dhe nëse konsumohet mund të shkaktojë diarre. Pasi të keni prerë gjembat, duhet ta hapni gjethen me dorë dhe të aplikoni xhelin që gjendet brenda saj, në zonën që doni të trajtoni. Përmirësimi do të jetë pothuajse i menjëhershëm, mjafton vetëm ta provoni.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38