Flash News

KRYESORE

Tre deputetët që nuk morën pjesë në seancën e shkarkimit të Metës

Tre deputetët që nuk morën pjesë në seancën e

Sot po zhvillohet seanca e jashtëzakonshme në Kuvend, ku po diskutohet ngritja e Komisionit Parlamentar për të hetuar shkeljet kushtetuese të Presidentit Meta. Ajo që bie në sy është mungesa e tre deputetëve të krahut opozitar. Në seancën plenare mungojnë Rudina Hajdari, Myslym Murrizi dhe Ralf Gjoni.

Gjatë javëve të fundit, Hajdari ka deklaruar se ngritja e komisionit hetimor duhet të shtyhet deri kur Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale.

Deputeti i dalë nga listat e LSI, Ralf Gjoni ka thënë se Grupi i Pavarur Parlamentar nuk ka gjetur dot dakortësi për një qëndrim të unifikuar mbi ngritjen e komisionit hetimor.

Më tej e ka cilësuar si të nxituar nismën për shkarkimin e Metës.

Të fundit