Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Tre ditë para dasmës mbretërore, babai i Meghan Markle operohet në zemër
Dasma e princ Harry dhe e Meghan Markle ka qenë ndër më të përfolurat së fundmi. Mirëpo, vetëm 3 ditë para dasmës së shumëpërfolur, babai i Meghan Markle i është nënshtruar një operacioni në zemër.
Javën e kaluar Thomas Markle pësoi një atak kardik një situatë e cila e konsideroi të nevojshme ndërhyrjen në zemër. Të mërkurën në paradite ai është futur në sallën e operacionit pasi thuhej se ishin bllokuar enët e gjakut.
Ndërkohë ende nuk dihet nëse babai i nuses do të marrë pjesë në dasmën mbretërore që do të zhvillohet këtë të shtunë pasi siç e do zakoni babai duhet të shoqërojë të bijën drejt altrait.