Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Tre ditë para lënies së detyrës, Bujar Nishani jep mesazhin e fundit si President
Vetëm 3 ditë para lënies së detyrës, Presidenti i Republikës Bujar Nishani i është drejtuar sot qytetarëve përmes një mesazhi. Kreu i Shtetit falenderon bashkëpunëtorët në këto 5 vite në Presidencë dhe shkruan se gjatë këtyre viteve nuk ka bërë heroizma si nëpër epe dhe balada, por janë munduar të jenë realistë.
Ndërkohë më 24 korrik Presidenti i ri, Ilir Meta do të bëjë betimin.
Mesazhi i Nishanit:
“Zonja dhe zotërinj,
Të dashur bashkëqytetarë të mi!
U bënë pesë vjet prej kur kryej detyrën e lartë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Pas pak largohem për t’ia lënë vendin të zgjedhurit tjetër.
Lejomëni, të dashur dhe të nderuar bashkatdhetarë, me rastin e largimit nga kjo detyrë të ndaj me Ju disa konsiderata.
Ishte nder i lartë për mua të jem Presidenti Juaj, të punoj për Ju, dhe të mirëkuptohem prej Jush.
Dëshiroj të falënderoj, së pari me këtë rast, ata që gjatë ushtrimit të detyrës së lartë i kam pasur më afër: Familjen time, bashkëshorten dhe fëmijët e mi.
Faleminderit per mirëkuptimin e gjithçkaje, Odeta, Ersi dhe Fiona!
Falënderoj ndihmësit e mi për këshillat dhe kontributet e vyera që më kanë dhënë, si dhe krejt personelin e Institucionit të Presidentit që ka kryer punën më voluminoze, atë punë që nuk duket në përditshmëri, por ekziston, dhe për t’u kryer kërkon profesionalizëm, përkushtim, lodhje, sakrifica.
Falënderoj publikun e gjerë!
Gjithkënd që në një mënyrë, ose një tjetër me Presidentin dhe me Institucionin e Presidentit ka pasur të bëjë dhe është mirëkuptuar, pra qytetarët e shumtë që i duan të mirën vendit të tyre, ata me të cilët, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, por në distancë, kemi gjetur gjuhën e përbashkët duke ndarë pikëpamjet dhe koordinuar aksionet në të mirë të fateve të Kombit.
Nëse, siç është e natyrshme, më pyesni se si ndihem në këtë moment largimi, kam këtë përgjigje: Si pas çdo pune, i kënaqur. Si pas çdo kënaqësie, i lumtur. Por sidomos Kryelartë për faktin se gjatë gjithë kësaj kohe kam ndier dhe përballuar përgjegjësinë e rëndë të kryerjes së detyrës së besuar pa neglizhuar asnjë vështirësi, pa u epur përpara asnjë sulmi, pa u lëkundur para asnjë iniciative, pa u penduar para asnjë vendimi.
Ndoshta ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë. Por përsosmëria nuk ka fund.
Nuk bëmë heroizma si nëpër epe dhe balada. U munduam të jemi realstë. Puna dhe kontributet tona ishin thjesht punë dhe kontribut njerëzish të përkushtuar. Përtej zhurmave, apo si e thotë Populli, përtej zilkave që pengojnë të dëgjohen këmborët, punuam sa mundëm dhe ia arritëm të ndihemi kryelartë që nuk ecëm mbrapsht, as qëndruam në vend, por përparuam. Mes asaj që gjetëm dhe asaj që lamë, bëmë diferencë. Jo diferencë subjektive. Diferencë pozitive të konstatueshme, të dukshme, të matshme. Me siguri jo aq sa do dëshironim, por diku më tepër e diku më pak, përparuam në të gjitha aspektet. Padyshim që mbetet shumë për të bërë, për të ndrequr, për të përmirësuar. Nuk mund të bënim përjashtim nga rregulli i progresit njerëzor që me të drejtë kërkon gjithmonë e më tepër, ëndërron gjithmonë e më shumë. Si Shqipëri dhe shqiptarë nuk mund të mos përfillnim të kaluarën problematike prej nga erdhëm. Mbi të gjitha për të mos e harruar atë zezonë që kaluam për gati pesë dekada.
Unë dhe bashkëpunëtorët e mi, të bashkërenduar me institucionet e tjera, kemi bërë jo pak dhe ia kemi arritur ta ruajmë dhe lartësojmë Presidencën si institucion që rrezaton dinjitet kombëtar, seriozitet profesional, përgjegjësi qytetare. Kemi bërë sa kemi mundur gjithashtu lidhur me qëndrim besnik dhe respektim rigoroz të përcaktimeve kushtetuese në përgjithësi dhe ndaj çdo rasti në veçanti.
Kujdesi ynë kryesor, përqëndrimi ynë më i madh, ajo që na ka preokupuar së tepërmi dhe ndaj së cilës jemi treguar më të vëmendshëm, është mbështetja e institucioneve të pavarura si garante të kolonave mbajtëse të Shtetit në shërbim të qytetarit.
Kemi pasur komunikim të pandërprerë dhe të drejtpërdrejtë me qytetarët shqiptarë. Jo vetëm në Shqipëri. Kudo ku ata ndodhen. Në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë, Arbëreshët në Kalabri, dhe në përgjithësi në Diasporë.
Kemi arritur të kemi një përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare në të gjitha aspektet.
Kemi bërë aktivitete në ndihmë të fëmijëve në nevojë dhe të sëmurë. Jo si shpëtimtarë. Si faktor ndihme që ata të ndihen sa më mirë.
Vendi ynë ka energji njerëzore të pafundme që presin të shpërthejnë. Që shpresat e shqiptarëve për më mirë dhe më shumë të mos mbeten diçka abstrakte, kemi bërë kujdes të afrojmë dhe bashkojmë vullnetet e veçanta në ndihmë të arritjes së qëllimeve më të gjera. Pritshmëritë kurrë nuk shterren plotësisht. Aspiratat kurrë nuk plotësohen të gjitha. Shpresat kurrë nuk realizohen tërësisht. E rëndësishme është të mos ndalemi së punuari që për t’i plotësuar sa mundemi.
Nuk është mirë të jemi pesimistë.
Shqipëria është vendi i pritshmërive të mundshme dhe i aspiratave të realizueshme, për më tepër ekonomi, më tepër të drejta, më tepër Liri.
Nder i madh për mua që i vlejta popullit tim.
Faleminderit që më dhatë rastin t’ju shërbej!
E them me përunjësinë më të madhe se nuk bëra kushedi se çfarë. Thjesht i shërbeva vendit tim. Atij vendi, si e thotë aq bukur Lasgushi i madh, ku: ‘Më pat lindur dheri i Zotit’ dhe ‘Bëra punën e njeriut’.
Faleminderit!”
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38