Flash News

KRYESORE

Tre ditë pas tërmetit, kujtohet deputetja e PS: Raportoni dëmet

Tre ditë pas tërmetit, kujtohet deputetja e PS: Raportoni dëmet

“Qytetarët e njësisë nr. 1 në kryeqytet që kanë banesa të dëmtuara nga tërmeti të raportojnë në zyrat e njësisë administrative”, deklaroi sot deputetja e PS, Elona Gjebrea, gjatë takimit të zhvilluar me banorët e prekur nga tërmeti në njësinë administrative nr. 1 në Tiranë.

Gjebrea ka inspektuar ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti, si dhe ka komunikuar me qytetarët duke i informuar ata se janë marrë të gjitha masat për zgjidhje e të gjitha problemeve që vijnë nga pasojat e tërmetit.

“Në mbështetje të banorëve të njësisë administrative nr. 1, Tiranë, të prekur nga tërmeti i ditës së shtunë. Së bashku me administratoren e njësisë 1 dhe stafin. Ju bëj thirrje të gjithë banorëve të njësisë 1, që kanë banesa të dëmtuara nga tërmeti, t’i raportojnë ato te zyrat e njësisë administrative nr. 1”, përfundoi Gjebrea.

Të fundit