Flash News

KRYESORE

Tre ditë vendimtare që larguan Ballanin nga hija e luftës

Tre ditë vendimtare që larguan Ballanin nga hija e luftës

Vetëm një javë më parë në mediat kryesorë botërore dhe zyrtarë të lartë në Europë, Rusi dhe SHBA flisnin pa ndërprerje për rrezikun e shpërthimit të një lufte të re në Ballkan.

Vendet e Ballkanit Perëndimor në dukje ishin të gjitha të destabilizuara nga kriza të thella, për të cilat ishte e vështirë të gjendej zgjidhje, por situata ndryshoi në vetëm tre ditë.

Gjithçka nisi të martën e 16 majit në Prishtinë me shpallejen e koalicioneve për zgjedhjet e parakohshme.

Kur PDK mbështeti mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Isa Mustafës, me të cilën drejtoi vendin për tre vite, u mendua se Kosova po rrëshqiste drejt një krizë më të madhe, por në fillim të javës partitë politike njoftuan koalicioniet, të cilat premtojnë për një qeveri më të qëndrueshme pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Maqedonia ishte vatra më e nxehtë e Ballaknit, ku dhe parashikohej të shpërthente konflikti që do të përfshinte me shpejtësi vendet fqinje. Por, të mërkurën e kësaj jave, presidenti Gjorge Ivanov me një lëvizje surprizë i dha mandatin Zoran Zaevit për krijimin e qeverisë së re. Kriza që rrezikonte të skuqte rajonin e shua menjëherë a thua sikur të mos kishte ekzistuar kurrë.

Ndërkohë që fqinjët verior dhe lindor ishin futur në rrugën normale të politikës, në Tiranë po përgatitej marrëveshja që do i jepte fund krizës tre mujore. Mazhoranca dhe opozita në Shqipëri firmosën marrëveshjen politike që do garantojë një qeveri gjysmë teknike dhe pjesëmarrjen e PD-së në zgjedhje. Skenari i mospjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje ndiqej nga një tjetër skenar edhe më i keq, ai i destabilizimit total të vendit. Por kriza përfundoi të enjten dhe qytetarët shqiptarë do të votojnë më 25 qershor për partinë që preferojnë.

Me stabilitetin politik të arritur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, si dhe kalimi me sukses në Kuvendin e Malit të Zi i vendimit për anëtarësimin në NATO, Ballkani Perëndimor është shumë më i qetë sesa ishte pak javë më parë.

Retorika dhe skenaret luftë-nxitëse pritet të shuhen për një periudhë kohe pas 26 majit ku kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në një takim të përbashkët nga Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Të fundit