Flash News

KRYESORE

Tre emra për Bashkinë e Durrësit, por kandidatja e preferuar e Dakos refuzoi publikisht ofertën

Tre emra për Bashkinë e Durrësit, por kandidatja e preferuar e

Vangjush Dako, drejtuesi politik i Qarkut të Durrësit i ka propozuar kryeministrit Edi Rama tre kandidatura për bashkinë: deputetet Milva Ekonomi, Klodiana Spahiu dhe Drejtoreshën e Tatimeve, Valbona Sakon.

Siç raportohet nga mediat, Ekonomi është kandidatja e preferuar e Dakos dhe e Ramës dhe më e votuara në sondazhet e brendshme të Partisë Socialiste. Megjithatë, vetë Ekonomi, të hënën në emisionin ‘Open’ e mohoi një lajm të tillë: “Unë jam deputete e Durrësit dhe do të vijoj të mbetem e tillë, çdo gjë tjetër është spekulim”, sqaroi ajo.

Durrësi drejtohet prej 12 vitesh nga Vangjush Dako, që nuk do të rikandidohet per nje mandat te katert për shkak të disa bisedave telefonike që ai zhvilloi me Altin Avdylajt, i njohur me pseudonimin ‘Niçja’ për zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës, ku i kerkonte te ndikonte te votuesit ne zonen e Shijakut.

Të fundit