Flash News

E-TJERA

Tre emra për historinë e së djathtës: Berisha, Gurakuqi e Hajdari 

Tre emra për historinë e së djathtës: Berisha, Gurakuqi e

Sot padite në Sheshin e Lirisë pati një diskutim dhe reflektim për 22 Marsin 1992, kohë kur shqiptarët rrëzuan me votë të lirë diktaturën komuniste. Sali Berisha, presidenti i parë i Republikës post komuniste, Romeo Gurakuqi, historian nga dera e madhe e Gurakuqëve të Shkodrës dhe Rudina Hajdari, e bija e liderit të studentëve të Dhjetorit, Azem Hajdari, kompozuan një mozaik historik në ditën e 33-të të Cadrës së Lirisë.

Historiani Romeo Gurakuqi tha se 22 Marsi shënon periudhën e ndërtimit të Shqipërisë së lirë e demokratike. Gurakuqi tha se Shqipëria sot ndodhet në një situatë të vështirë ndaj duhet një përpjekje e madhe për të themeluar një republikë të re.

Rudina Hajdari, e bija e Azem Hajdarit, ftoi protestuesit të ngrihen në këmbë në mirënjohje ndaj grave e burrave që udhëhoqën vendin drejt fitores së demokracisë më 22 Mars.

Sali Berisha, lideri historik i demokratëve dhe Presidenti i parë i Shqipërisë demokratike të dalë nga zgjedhjet e 22 Marsit, ndau me qytetarët rëndësinë e kësaj date historike. Berisha tha se kjo datë është një mesazh për shqiptarët 25 vite më pas për të mbrojtur fort liritë e tyre, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Berisha e ka qujatur protestën 'përfaqësuese të së ardhmen, të asaj që po lind". Partinë Demokratike, vazhdoi Presidenti i parë, çadrën dhe lëvizjen e udhëheq një udhëheqës i ri, as i gjeneratës time dhe as i tendës. Krejt tjetër, i cili doli këtu të ndërtojë një vend me vlera të vërteta europiane ndërsa ti përfaqëson xhelatët e shqiptarëve”.

Të fundit