Flash News

KRYESORE

Tre futbollistët që duan me patjetër të thyejnë rekordin e Ronaldos

Tre futbollistët që duan me patjetër të thyejnë

Gjatë kohës kur Cristiano Ronaldo ishte i aktivizuar me klubin anglez ‘Manchester United’ , portugezi ka arritur të realizoje mbi 40 gola gjatë një sezoni. Gjatë vitit futbollistik 2007-200 Ronaldo në 49 takime, ai realizoi 42 gola.

Për 10 vite asnjë lojtar tjetër nuk ka arritur që ta thyejë këtë rekord të vendosur nga Kristiano, por ky mund të jetë sezoni i duhur. Kjo sepse janë 3 futbollistë që luajnë në klubet angleze, që deri më tani kanë qenë të papërmbajtshëm.

I pari në listë është Harry Kane, i cili deri më tani ka realizuar 35 gola në të gjitha kompeticionet. Pas tij, vjen bomberi i Liverpool-it, Mohamed Salah, i cili ka festuar 32 herë deri më tani.

Ndërsa në vend të tretë është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Manchester City-t, Sergio Aguero, i cili ka realizuar 30 gola.

Të fundit