Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vladimir Gligorov/ Novi magazin
Bashkësia Ekonomike Europiane, pastaj Bashkmi Europian, ndikuan te regjimet diktatoriale apo autokrate, të majta ose të djathta (që të mos hyj në karakterizime te detajuara), në mënyrën nëpërmjet së cilës u ofruan procesin e europeizimit.
Jo në atë kuptim se këto vende u bënë menjëherë europiane, sepse ato natyrisht ishin të tilla, në kuptimin gjeografik dhe historik, por sepse te integrimi shihnin mënyrën për t’u stabiliziuar demokratikisht. Thënë në përgjithësi, vendet që u demokratizuan mundën të stabilizohen sepse prioriteteve europiane ia nënshtronin problemet e tyre të brendshme. Problemi, natyrisht, lind kur ky raport ndryshon pas antarsimit, por këtë po e lë mënjanë.
Mbi bazën e kësaj eksperience, institucionet europiane dhe shumë ekspertë për Ballkanin nisen nga teza se ndryshimi i prioriteteve politike është ngashnjyes edhe për vendet ballkanike që janë ende jashtë Bashkimit Europian. Kjo, megjithatë, nuk është në përputhje me faktet. Në mënyrë të veçantë kur është fjala për Serbinë. Ku të gjithë ata që merren, në një mënyrë apo në një tjetër me, europeizimin mëkojnë tre gabime.
Njëri mund të ishte sikur, si edhe një sërë shembujsh të tjerë, opinioni publik serb, dhe kryesisht ai i biznesit, do të ishte i gatshëm të normalizonte marrëdhëniet me fqinjët, përfshirë edhe Kosovën, në mënyrë që nëpërmjet antarsimit në Bashkimin Europian do të stabilizonte demokracinë liberale, që ta quaj kështu. Këtu niset nga supozimi se të gjithë e kanë të qartë se një ecuri e tillë e gjërave do të ishte më e mirë se gjendja ekzistuese, e kësisoj mbetet vetëm se në cilën rrugë mund të arrihet. Kjo është plotësisht e gabuar, sikurse shihet edhe nga eksperienca. Megjithatë, eksperienca nuk luan rolin e zakonshëm në kuptimin e politikës serbe, sepse besohet se është thjesht e qartë se gjendja ekzistuese politike është problemi dhe procesi në Bashkimin Europian është zgjidhja.
Këtu qëndron gabimi. Në të vërtetë, parë politikisht, si edhe nga këndvështrimi i interesave të biznesit, gjendja e tanishme është e dëshirueshme dhe më e pranueshme sesa ajo në të cilën Serbia të antarsohej në Bashkimin Europian me marrëdhënie të rregulluara me fqinjët, para së gjithash me Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi e krysisht me Kosovën. Sidomos, tani pothuajse pas liberalizimit të tregtisë dhe në mënyrë të veçantë rregjimit të vizave, ku kjo e fundit ka hapur mundësitë e emigrimit në vendet antare të BE-së.
Kjo sepse qëllimi i opinionit politik (ky është një koncept kompleks, dhe këtu nuk ka hapësirë dhe as nevojë të paraqes në mënyrë të detajuar raportet në Serbi) nuk është aspak stabilizimi, dhe në mënyrë të veçantë demokracia. Mungesa e stabilitetit mban në këmbë një lloj ose një tjetër autokracie, krahas shpërndarjes përkatëse të pasurisë, të të ardhurave dhe shanseve personale dhe ekonomike. Stabilizimi i demokracisë thjesht nuk është qëllim i dëshirueshëm i opinionit politik serb. Krahas kësaj, normalizimi i marrëdhënieve me fqinjët, i cili është i nevojshëm që të antarsohet në Bashkimin Europian, nuk është në fakt një qëllim i dëshirueshëm.
Gabimi i dytë është më pak i kuptueshëm kur atë e bëjnë njerëz që merren prej vitesh të tëra me Serbinë sikurse thuhet. Dhe kjo është se sistemi autokratik është ai i natyrshmi për Serbinë dhe se marrëveshjet eventuale politike mund të arrihen nëse janë në interes të sundimtarit aktual. Kjo shihet në shembullin e shpresës së pashuar që më udhëheqësin serb të arrihet një rregullim territorial për Kosovën. Dhe se vetëm duhet përcaktuar se “çfarë duhet të marrë Serbia” në mënyrë që udhëheqësi të bjerë dakord dhe marrëveshja të realizohet. Kjo është plotësisht e gabuar. Nëse merret në konsideratë gabimi i parë del e qartë se autokracia është e kushtëzuar nga mungesa e stabilitetit dhe mungesa e raporteve normale me fqinjët. Ekzistenca e një lloji konflikti të ngrirë apo e një tjetri, është kusht për mbajtjen gjallë të regjimit autokratik. Madej edhe sikur autokrati të ndryshojë.
Gabimi përfundimtar është se politika serbe është faktor stabiliteti. Dhe se në masën që pushteti serb përzihet në çështjet e brendshme të shteteve fqinjë, kjo bëhet me qëllim të ruajtjes së stabilitetit. Gabimi qëndron në faktin se mendohet se politika e partive serbe jashtë Serbisë, është ngarkesë dhe problem për pushtetin serb. Për hir të së vërtetës, pushteti serb nuk ka nevojëtë përzihet aktivisht në problemet, le ta themi Malit të Zi, mjafton që të jetë i hapur për partitë serbe të atjeshme. Përderisa opinioni politik serb është receptiv për ndarjen e Republikës Srpska, për mospranimin e pavarësisë së Malit të Zi dhe për normalizimin me Kosovën, mjafton fakti që partitë serbe në këto vende të thërrasin Serbinë, përzierja aktive nuk është e domosdoshme. Gjë që nuk do të thotë se mungon.
Për opinionin politik serb, gjendja politike ekzistuese në të cilën ekzistojnë konflikte territoriale dhe konflikte të tjera të ngrira është më e mirë, gjë që do të thotë më e dëshirueshme dhe më e pranueshme, sesa antarsimi në BE. Sikurse nuk është e parëndësishme që zyrtarët dhe ekspertët europianë të mos heqin dorë nga gabimet e tyre.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38