Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit i mësojnë disa gjëra edhe para se të lindin.
Përjetimi i shijeve
Profesori Peter Hepper nga Universiteti Queen në Belfast pyeste nëse njerëzit munden që ta pëlqejnë një ushqim që përpara se të lindin. Pas një studimi me nënat e ardhshme dhe hudhrat, rezultatet ishin interesante, ku fëmijë nga nënat që kishin ngrënë hudhra i pëlqenin vaktet me këtë ushqim që nga mosha 8 apo 9-vjeçare. E njëjta gjë edhe për lëngun e karotës. Hepper thotë që fëmijët përjetojnë të njëjtën shije si në barkun e nënës.
Dëgjimin e tingujve
Një grup shkencëtarësh nga Finlanda bëri një eksperiment me dy grupe nënash shtatzënë, një grup që dëgjonte ninulla dhe një tjetër që nuk dëgjonte fare. Rezultatet ishin që foshnjat nga grupi i parë reagonin nga këngët, ndërsa ata nga grupi i dytë ishin indiferent. Kërkimet dolën në konkluzion se foshnjat i kishin dëgjuar ninullat nga barku i nënës.
Njohja e bisedave
Athena Vouloumanos, një psikologe nga Universiteti i Nju-Jorkut, krahasoi reagimet e foshnjave të porsalindura me fjalimet edhe zhurmat e njerëzve dhe zbuloi se foshnjat reagojnë ndaj fjalimeve. Ata janë më të gjallë kur dëgjojnë gjuhën e tyre amtare.
Hulumtimet ndihmuan në një koncept të rëndësishëm: Mjediset e mira akustike janë një domosdoshmëri për të porsalindurit dhe fëmijët e lindur para kohe, pasi ata mund të kenë çrregullime të të folurit në qoftë se nuk dëgjojnë mjaftueshëm biseda.