Tre gola në 45 minuta, Tirana përmbys Partizanin!

Spektakël bardheblu në 45 minutat e para të derbit të kryeqytetit. Tirana përmbysi 2-1 Partizanin në këtë pjesë të parë, që sapo u mbyll në “Air Albania”.

Të kuqtë shënuan një gol spektakolar. Ishte Cordeiro ai i cili befasoi portierin Lika me një gjuajtje fantastike, por pjesa tjetër e lojës foli për Tiranën.

Bitri dhe Belica nuk u morën vesh në zonën e rreptësisë. Torassa përfitoi nga situata dhe fitoi një penallti, të ekzekutuar saktë nga Batha. Mesfushori ndëshkoi sërish ish-skuadrën e tij pak minuta më pas, kur Cale fitoi një tjetër penallti për bardheblutë.

Ndeshja është 2-1 dhe Partizani ka një lojtar më pak, Bitrin, i ndëshkuar me karton të kuq. Vështirë do të jetë që “Demat” të japin përgjigjen e tyre, duke patur 10 lojtarë në fushë. Gjithsesi, futbollit nuk i dihet!