Flash News

KRYESORE

Tre herë është refuzuar, qeveria dërgon sërish në Strasburg tre kandidatët për gjyqtar

Tre herë është refuzuar, qeveria dërgon sërish në

Qeveria ka dërguar, për herë të katërt, në Këshillin e Europës, emrat e tre kandidatëve të cilët do të konkurrojnë për postin e anëtarit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg.

‘Panorama’ shkruan se tre kandidatët e përzgjedhur janë, ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi, juristja dhe ekspertja e reformës në Drejtësi, Marjana Semini dhe juristi dhe eksperti i fondacionit Shoqëri e Hapur, Darian Pavli.

Kjo është lista e katërt që qeveria dërgon në Strazburg teksa nga emrat e dërguar në tre listat më herët asnjë prej emrave nuk është pranuar. Ajo që bie në sy gjithashtu është emri i Sokol Berberit. Emri i këtij të fundit ka qenë edhe në tre listat e mëparshme ët cilat janë refuzuar.

Duke ju referuar burimeve ‘Panorama’ raporton se kandidatët pasi kanë dorëzuar dosjet dhe dokumentet janë thirrur për të dhënë vetëm intervistën me gojë para komisionit të përbërë nga disa drejtorë dhe juristë të ministreve. Por nga ky proces mësohet se nuk është zbatuar një prej kërkesave kryesore që vetë qeveria kishte vendosur për kandidatët, procesin e vettingut.

Të fundit