Flash News

KRYESORE

Tre herë tërheqje, Besa Shahini anulon takimin me studentët e Shkodrës

Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini kishte lënë një takim me studentët e Shkodrës por e ka anuluar në momentet e fundit.

Ky nuk është takimi i parë nga i cili Shahini tërhiqet, kur bëhet fjalë për Ligjin e Arsimit të Lartë dhe studentët.

Ditë më parë, Shahini në debat e sipër me anëtarët e komisionit, braktisi Komisionin e Arsimit.

Sot në konferencë për shtyp, ministrja nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas takimit me pedagogët. Ndërsa pak minuta më parë ministrja ka njoftuar anulimin e takimin me studentët në Shkodër.

"Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për #paktinpëruniversitetin me kushtin që takimi të bëhej pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë", shkruan Shahini në Twitter.

Të fundit