Flash News

KRYESORE

Tre javë pas atakut të Kasillas, bashkëshortja diagnostikohet me tumor

Tre javë pas atakut të Kasillas, bashkëshortja diagnostikohet me

Familja e Iker Kasijasit duket se nuk ka qetësi këto kohë. Pak ditë pasi portieri i Portos u godit nga një infarkt duke u tërhequr kështu futbolli i luajtur, një tjetër fatkeqësi ka goditur këtë familje. Bashkëshortja e 38-vjeçarit është detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një tumori.

Sara Carbonero  paralajmëron se rruga do të jetë e vështirë, por shpresoj se do ta kalojë me mbështetjen e familjes miqve dhe stafit mjekësor.

“Kur akoma nuk ishim qetësuar nga ajo që i ndodhi bashkëshortit tim, tani jeta na ka befasuar përsëri. Këtë herë jam unë që kam atë fjalë me gjashtë gërma që akoma e kam të vështirë ta them.  Disa ditë më parë, gjatë një kontrolli, doktorët kanë gjetur një tumor në pjesën e vezoreve të vaginës. Duhet të operohem.

Çdo gjë është ne rregull dhe fatmirësisht e kapa në kohë, por më duhet të luftoj muajt e ardhshëm teksa marr trajtimin. Jam e qetë dhe me besim se çdo gjë do të jetë ok. E di që rruga do të jetë e vështirë, por gjithashtu do të ketë një fund të lumtur.  Kam mbështetjen e familjes dhe miqve të mi, si dhe të një stafi mjekësor të kualifikuar", shkruan ajo ne nje postim ne mediat sociale.

35-vjeçarja, e cila ka dy djem me burrin e saj, e ka ndihmuar të organizojë ditëlindjen e tij përpara se të jepte lajmin e kancerit.

Të fundit