Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Zef Zefi
I. Në shtypin rus lajmi që dominonte mediat ishte votimi i i putiniadës së re me emrin Mishustin në dhomën e Parlamentit rus. Me 100% të votave po të veçoheshin 12 mungesa të arsyeshme dhe ndonjë abstenimi të lejuar, asnjë putiniade nuk i vihet në diskutim fitorja.
II. Në shtypin e djeshëm serb, në vend që të ishte Mihail Mishustin kryeministri i ri i Rusisë, me votimin e Dumës, në kryeshkrime, këtë vend e kishte zënë kryeministri i Shqipërisë.
Nga kolanat lihej të kuptohej se mbas Esad Pashës dhe Enver Hoxhës, Edvin Rama do të jetë shqiptari i tretë i rëndësishëm që do të dekorohej me një "urdhër" të lartë akoma të pa specifikuar.
Hamendjet e justifikuara sipas vëzhguesish, çonin në idenë se ky pra, "Esadi" i tretë, Enveri i dytë, ose Edvini i parë, sapo të konstituohej "Jugosllavia e re" do të dekorohej me një urdhër të cilin nuk e përmban as kushtetuta serbe. Për voli, le të themi "qyq-tetari i Parë i Jugosllavisë së re."
(Për ata që kanë harruar eventet historike, ju kujtojmë se Esadit jugosllav para 100 vjetësh, ia prishen planin e dorëzimit të Shqipërisë në Jugosllavi, "Fuqitë..., Uillsoni dhe Kongresi i Lushnjës.
Enverit jugosllav, mbasi kishte bërë dorëzimin e Kosovës gjatë Luftës, kishte firmosur më 1948 edhe dorëzimin e sovranitetit të Shqipërisë, këtë pllan ia prishi Titua që tradhtoi Staliniadën dhe një çikë Nakua që ia futi vetes...
Edvinit jugosllav mbasi të dorëzojë kryeministrin e shtetit të Kosovës në duart e drejtësisë "jugosllave" "...nuk do të ketë bir kurve..." t'ia prishë aktualizimin e pllaneve 100 vjeçare, thonë pavetorët mbështetur në fjalimet e tij.
III. Kreun e shkrimeve të shtypit shqiptar e zinin dy zëra solistësh të spikatur brenda polifonisë së rilindjes. Një padi kundër Kryeministrit (në detyrë) të Kosovës Sovrane, padija tjetër kundër organeve të drejtësisë shqiptare për vendime të nxituara, në favor të opozitës shqiptare.
I dëmtuari i parë, është Edvini i kryetitujve të shtypit serb që do të dekorohet së shpejti.
I dëmtuari i dytë është Balla ose zëdhënësi i "Dumës" së Gramoz Ruçit që akuzon kryetarin e opozitës jashtë parlamentit për putinizëm.
Përshesh putiniade në Ballkan ka boll. Shqiptarë, truri s'ka ç'ka duhet, po mos harroni lugen.