Flash News

KRYESORE

Tre kandidatë në garë për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Tre kandidatë në garë për zgjedhjet presidenciale në

Tre kandidatë janë zyrtarizuar deri më tani për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

LSDM e Zoran Zaev dhe BDI e Ali Ahmetit do të mbështesin Stevo Pendarovski për postin e kreut të shtetit, këshilltar i dy ish-presidentëve, Boris Trajkovski dhe Branko Crvenkovski.

Partia opozitare, VMRO-DPMNE do të mbështesë kandidaten Gordana Siljanovska-Davovka, profesoreshë dhe eksperte e ligjeve.

Në garë është edhe një kandidat shqiptar, Blerim Reka, i cili edhe pse do të garojë si i pavarur, ka siguruar menjëherë mbështetjen e dy partive shqiptare. Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa kanë deklaruar se do të mbështesin për postin e presidentit ish-ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të zhvillohet më 21 prill, ndërsa raundi i dytë më 5 maj.

Të fundit