Flash News

KRYESORE

Tre kandidatë të LSI-së pranojnë mandatet, dorëzojnë vetëdeklarimet në KQZ

Tre kandidatë të LSI-së pranojnë mandatet,

Pas dorëzimit të mandateve nga (ish) deputetët e opozitës, kanë nisur dorëzimin e formularit të dekriminalizimit në KQZ kandidatët që pasojnë në listat e deputetëve.

Formularët e vetëdeklarimit në KQZ i kanë dorëzuar  Ylli Shehu, Aurora Mara dhe Enver Roshi.  Ata  janë kandidatë nga radhët e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Shehu ishte në listën e qarkut Tiranë, Roshi në listën e qarkut Elbasan dhe Mara për qarkun e Dibrës.

“Do pranoj mandatin e deputetit. Do hyj në parlament si deputet i LSI-së për të votuar kundër maxhorancës, është një vendim krej personal. Se çfarë do bëjë LSI me mua, çështje e tyre”, u shpreh Ylli Shehu.

“Jam njoftuar nga KQZ për të drejtën e përfitimit të mandatit, dhe kam 10 ditë kohë të dorëzoj formularin e dekriminalizimit. Deri atëherë kam kohë të mendohem dhe të konsultohem me gjithçka ndodh, pas shkëputjes gati 2 vjeçare me politikën aktive” është shprehur edhe kandidati për deputet nga radhët e LSI, Ralf Gjoni.

Të fundit