Flash News

KRYESORE

Tre ministra rumunë japin dorëheqjen, pas akuzave për korrupsion me tokat

Tre ministra rumunë japin dorëheqjen, pas akuzave për korrupsion

Tre ministra rumunë, dy prej të cilëve janë përfshirë në një hetim penal për një marrëveshje të paligjshme me tokat, kanë dhënë dje dorëheqjen,  pas presionit të vazhdueshëm të kryeministrit të vendit.

Ministrja për Zhvillimin Rajonal,  Sevil Shhaideh, ministrja për fondet e BE-së, Rovana Plumb dhe ministri i Transportit, Razvan Cuc, njoftuan dorëheqjet e tyre,  pas presionit të vazhdueshëm të kryeministrit, Mihai Tudose.

Gjatë një takimi me anëtarët e partisë, që zgjati rreth gjashtë orë, Tudose, i socialdemokratëve në pushtet (PSD), kërcënoi se do të largohej nga detyra nëse ministrat nuk do të jepnin dorëheqjen.

Shhaideh dhe Plumb ishin nën hetim nga prokurorët e shtetit për disa javë, lidhur me pjesëmarrjen e tyre të mundshme në një marrëveshje të paligjshme transferimi të pronësisë mbi tokën, që favorizonte një kompani në pronësi të liderit të PSD-së,  Liviu Dragnea.

Kryeministri i vendit, Tudose kishte bërë thirrje në mënyrë të përsëritur,  që Shhaideh dhe Plumb të jepnin dorëheqjen pasi portofolet e tyre lidheshin drejtpërdrejtë me fondet e BE-së dhe hetimet ndaj ministrave kishin ngritur shqetësime në Komisionin e BE-së.

Ai kritikoi edhe Cuc për ngadalësi të zhvillimit të projekteve infrastrukturore.

Të fundit