Flash News

KRYESORE

Tre miqësitë e mëdha që Rama i prishi kur erdhi në pushtet

Tre miqësitë e mëdha që Rama i prishi kur erdhi në

Miqësitë e prishura të Edi Ramës kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e mediave. Që nga koha kur ai erdhi në pushtet, në shtator të 2013-ës, dhe deri në këtë fillim të mandatit të tij të dytë si kryeministër, janë tre miqësi të prishura. Shpëtim Gjika, Koço Kokëdhima dhe Saimir Tahiri kanë qenë tre nga njerëzit më të afërt të Ramës në kohëra të ndryshe por sot raporti mes tyre është krejt tjetër.

Në kohën kur Edi Rama dhe Partia Socialiste ishin në opozitë, Shpëtim Gjika ishte kryebashkiaku i cili gëzonte raporte mjaft të afërta me kryesocialistin Rama. Gjika do të mbahet mend si i vetmi kryebashkiak i cili ka qenë i pranishëm në një mbledhje grupi parlamentar të një partie politike madje duke mbajtur edhe fjalë rasti. Por sapo erdhi në pushtet raporti ndryshoi. Gjika do të bëhej “kurbani” i parë i Ramës duke nisur një kalvar procesesh gjyqësore, madje duke provuar edhe burgun.

Koço Kokëdhima ka qenë ndër vite i preferuari i Ramës. Raportet e tyre të miqësisë datojnë herët, që kur Rama ishte kryetar bashkie ndërkohë që ishte po ky i cili vendosi ta përfshinte Kokëdhimën në politikë duke e bërë pjesë të listave të kandidatëve për deputet të PS-së. Miqësia mes tyre po vijonte të forcohej madje duke planifikuar edhe të pleqëronin së bashku në një nga fshatrat e bregdetit të jugut. Por sot raporti mes tyre është krejt i kundërt. Kokëdhima është kthyer në një kundërshtar të ashpër të Ramës ndërsa ky i fundit nuk  ka folur asnjëherë për këtë marrëdhënie të prishur mes tyre.

Duket se të njëjtën rrugë Rama po ndjek edhe me ish-mikun e tij të vjetër Saimir Tahiri. Ftohja e marrëdhënieve mes tyre ka nisur që para zgjedhjeve të fundit por publikimi i përgjimeve të dosjes Habilaj duket se ka tronditur thellë miqësisë mes tyre. Edhe pse ndarja mes tyre nuk është zyrtarizuar ende rrjedhja që do të marri kjo ngjarje pritet të vulosë edhe miqësinë mes të tyre./Politiko.al

Të fundit