Flash News

KRYESORE

“Tre muaj pa punë”, paralajmëron Shoqata e Transportit Interurban: Do rrisim çmimin e biletës

“Tre muaj pa punë”, paralajmëron Shoqata e Transportit

Kryetari i “Shoqatës Transporti Kombëtar Interurban”, Kujtim Mema ka paralajmëruar se do të rrisë çmimin e biletës për linjat urbane për shkak të karantinës.

Në një intervistë në studion e “ABC News”, ai tha se në këtë kohë pandemie linjat janë në një situatë jo të mirë, ndërsa shtoi se Ministria, drejtoritë duhet të sensibilizohen dhe premtimet të mos mbeten vetëm në letër.

“Shumica e transportit ndërqytetës janë me kredi dhe një kredi e dytë nuk na bën mirë, pasi dy kredi bashkë është e vështirë për ti shlyer. Jemi tkurrur ekonomikisht. Referuar edhe vendeve fqinje ndoshta ka ardhur momenti që të bëhet një hapje e punës, pasi në këtë mënyrë jemi drejt falimentimit”, tha Mema.

Më tej ai shtoi se do ti drejtojnë një shkresë Bashkisë së Tiranë së taksa të ulet, jemi tre muaj pa punë. “Parashikimi jonë për tu kthyer në normalitet është nga 20 shtatori. Korriku dhe gushti janë dy muaj që nuk ka lëvizje.

Situata e protokollit të sigurisë mund të na çojë në rritje të biletës. Kjo nuk është e qëllimshme, por e detyrueshme. Nëse do të shkojmë më gjysmë kapaciteti, bileta do të detyrohet me 30%, të rritet edhe pse pritet që të shikohet se si do të vijojë situata”, tha ndër të tjera Mema.

Të fundit