Flash News

KRYESORE

Tre muaj më parë parashikoi zgjedhjen e saj në qeverinë e Edi Ramës

Tre muaj më parë parashikoi zgjedhjen e saj në qeverinë e

Senida Mesi do të jetë zv/Kryeministrja e re e qeverisë “Rama 2”. Emërimi i saj u deklarua dje nga vet Rama, i cili prezantoi ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.

Senida Mesi është nga Shkodra dhe gjatë dy viteve të fundit ka përfaqësuar Partinë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Shkodrës dhe në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 u zgjodh deputete në këtë qark. Ajo është me profesion financiere dhe ka lënë sistemin bankar për të hyrë në politikë.

Në 30 Maj, disa javë përpara zgjedhjeve parlamentare, Senida Mesi ishte e ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Tv Klan si kandidate për deputete me PS-në. Jo vetëm që u zgjodh, por Rama tashmë e ka emëruar zv/Kryeministre të qeverisë së tij. Në studion e “Opinion”, Senida Mesi paralajmëroi në njëfarë mënyre se do të mbante detyrë të rëndësishme nëse Partia Socialiste fitonte zgjedhjet.

E pyetur nga gazetari Fevziu nëse e ndjen veten politikane, ajo u përgjigj: “Nuk mund ta quaj veten politikane, sepse jam marrë me politika lokale. Politikat lokale ndryshojnë shumë nga politikat qendrore, më besoni. Më pëlqen shumë politika lokale, kam dhënë maksimumin aty ku isha. Ndoshta është momenti të kontribuoj diçka më shumë në politikën qëndrore”.

Është pikërisht ky pohim i Senida Mesit, e cila rreth 3 muaj para ditës së sotme kërkonte dhe paralajmëronte për të marrë më shumë përgjegjësi në qeverisjen qendrore, dhe kështu ndodhi. Ajo tashmë është zv/Kryeministrja e qeverisë Rama II për 4 vitet e ardhshme.

 

Të fundit