Flash News

KRYESORE

Tre operacione anti-drogë, policia greke arreston 3 shqiptarë

Tre operacione anti-drogë, policia greke arreston 3 shqiptarë

Gjatë orëve të fundit, policia greke ka zhvilluar tre operacione në tre vende të ndryshme të Greqisë, ndërsa ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge dhe ka vendosur në pranga 3 shqiptarë dhe një grek.

Operacioni i parë u zhvillua në Igumenicë, në vendin e quajtur Rajo. Policia ka arrestuar drejtuesin 21-vjec dhe pasagjerin 17-vjec, të dy shqiptarë. Brenda në mjet u gjeten dhe sekuestruan 5 pako me 2 kg 980 gramë marijuane që ishte destinuar të tregtohej në Korfuz.

Në operacionin në Korfuz është arrestuar një tjetër shqiptar 27-vjeç, pasi akuzohet se në një zonë bujqësore kishte fshehur 7 kg 170 gramë marijuane.

Operacioni i tretë u zhvillua në Athinë, teksa në një banese në Nikaia u gjeten dhe sekuestruan 39 pako me  41 kg marijuanë. Ne pranga ka përfunduar pronari i banesës, një shtetas grek 32-vjeç. Dyshohet se lënda narkotike kishte ardhur nga Shqipëria.

Të fundit