Flash News

KRYESORE

Tre përfundimet e Ramës për Komisionin e Venecias: Konfirmojnë drejtësinë e qëndrimit tonë

Kryministri Edi Rama ka nxjerrë tre përfundime që i quan thelbësore nga Komisioni i Venecias. Këto përfundime i rendit në adresën e tij në ‘Facebook’.

“TRE PËRFUNDIME THELBËSORE të Komisionit të Venecias, që konfirmojnë pa asnjë ekuivok, drejtësinë e qëndrimit tonë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit😊”, shkruan Rama.

Ndërsa në raportin e Komisionit të Venecias për presidentin Meta thuhej:

“Presidenti tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese, duke anuluar fillimisht e zgjedhjet lokale, e më pas duke i shtyrë ato. Do të jetë Kuvendit dhe në fund Gjykata Kushtetuese, që do të përcaktojnë nëse Presidenti ka bërë “shkelje të rënda”, të cilat do të çojnë në fajësimin e tij”

Të fundit