Flash News

KRYESORE

Tre persona rrahin keq 54-vjeçarin, policia në ndjekje të autorëve

Tre persona rrahin keq 54-vjeçarin, policia në ndjekje të

Sot në fshati Belorata të Korçës ka mbetur i plagosur një 54-vjeçar për motive të dobëta. 54-vjeçari është qëlluar me mjete të mprehta nga tre persona që më pas u identifikuan nga policia. I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

“Nga hetimet paraprake rezulton se autorë të ngjarjes janë tre shtetas, të identifikuar nga ana e Policisë, të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, e kanë goditur këtë të fundit në pjesë të ndryshme të trupit”, sqaron policia.

Ndërkohë po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Të fundit