Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Tre postet “big” që Ilir Meta i kërkoi Edi Ramës për të nxjerrë opozitën nga çadra
Në takimin e zhvilluar sot në Kryesinë e Kuvendit, Ilir Meta i ka kërkuar Edi Ramës tre poste të rëndësishme për të nxjerrë opozitën nga çadra.
Sipas Spartak Ngjelës, politikan i afërt me Ramën dhe kundërshtar i madh i Metës dhe Sali Berishës, kreu i LSI ka kërkuar postin e ministrit të Brendshëm, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe të Presidentit të Republikës.
“Sipas burimeve të mia, Meta kërkon ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Presidentin që opozita të dalë nga çadra dhe të rikthehet në Kuvend. Meta i ka thënë Ramës që nëse LSI merr këto poste, opozita del nga çadra. Po a e di Meta që të marrë ministrin e Brendshëm, duhet të pyesë aleatët e mëdhenj, sidomos Uashingtonin?”, ka thënë Ngjela për “Panorama Online”.
Megjithatë, avokati nuk sqaron se si do të ndikojë te opozita nëse Meta merr Ministrinë e Brendshme apo akoma më tej Presidentin, kur personi që duhet të zgjidhet në këtë post duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe jo vetëm i LSI.