Flash News

KRYESORE

Tre sindikata të transportit ajror në Itali në grevë katër orëshe

Tre sindikata të transportit ajror në Itali në grevë

Tre sindikata të transportit ajror italian do nisin sot një grevë katër orëshe që përfshin të gjithë personelin e kompanisë “Ryanair’’ me seli në Itali.

Greva do të vijojë nga ora 10:00 deri në 14:00 duke përfshirë të gjithë personelin e “Ryanair” me seli në Itali, bëri të ditur një deklaratë e lëshuar nga sindikatat.

Organizimi i grevës u konfirmua për shkak të mungesës së ndërmjetësit për arritjen e një marrëveshjeje midis punëdhënësve dhe punonjësve që përfshin gjithashtu pilotët, megjithëse kërkesa për grevë nuk është nënshkruar nga sindikata e pilotëve “Anpac’.

Ryanair regjistroi më 22 dhjetor në Gjermani grevën e parë, që u shoqërua me vonesa por jo me anulime të fluturimeve, një masë që nuk u mbështetet masivisht nga personeli, sipas bordit drejtues të kompanisë.

Të fundit