Flash News

KRYESORE

Tre të arrestuar në Durrës, dy ishin në kërkim ndërkombëtar

Tre të arrestuar në Durrës, dy ishin në kërkim

Policia e Durrësit në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”, ka arrestuar tre persona, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Indrit Driza, 45 vjeç është arrestuar pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Cantezaro në Italia, pasi akuzohet për “Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim". Ndërkohë shtetasi Eduart Bukmishi 55 vjeç, është arrestuar pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata e Cantezaro pasi akuzohet për veprat penale “Shfrytëzim Prostitucioni, shfrytëzim i të miturve” dhe”Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Gjithashtu, është ndaluar edhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, Ernest Shutina pasi është dënuar nga Gjykata e Durrësit me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Të fundit